
08:30 | Këmbimi valutor 9 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- 08:22 | Horoskopi ditor nga Susan Miller – E mërkurë, 9 prill 2025
- 08:16 | Kompany: Duhej të kishim shënuar 2 apo 3 gola, rezultati ndaj Interit nuk ishte i drejtë
- 08:13 | Horoskopi i plotë ditor nga Branko – E mërkurë, 9 prill 2025
- 08:10 | Inzaghi, pasi mundi Bayern Munich: Një nga fitoret më të bukura, por na duhet vazhdimësi
- 08:02 | Horoskopi ditor nga Paolo Fox – E mërkurë, 9 prill 2025
- 07:59 | Finalja e madhe e Big Brother do të jetë me katër finalistë! Hapet televotimi, publiku duhet të zgjedhë
- 07:52 | Egli apo Laerti? Zbulohet finalisti i dytë i “Big Brother VIP”
- 07:52 | Rriten temperatuarat, si pritet të jetë moti gjatë ditës
- 07:45 | Egli takohet në ‘BIG Brother’ me ish-partnerin Olsi Bylyku. Biseda mes tyre
E rrahin dhe i rrëmbejnë makinën në garazh – ngjarje e rëndë në Tiranë
- Mediat gjermane: Aeroporti i Mynihut tërhiqet nga projekti i Aeroportit të Vlorës
- Horoskopi i Brankos për të martën, 8 prill 2025
- E trishtë! Makina përplas fëmijën 3 vjeç, i mituri ndërron jetë
- Përsëritet tragjedia e Koçanit, shkon në 44 numri i viktimave, momenti kur të rinjtë dalin të tmerruar nga klubi i natës
- Humb jetën në mënyrë të dhimbshme një burrë në Vlorë
- Vazhdojnë kërkimet për 27-vjeçarin e zhdukur në mal. I afërmi: Mori të atin dhe i tha se kishte thyer këmbën
- Dumani: Komisar Dritan Lame më ka dhunuar! I thashë, ‘mbaje mend çfarë do të bëj kur të dal’, por ai u vra
- “Shofer ishte Talo Çela”/ Zbulohet dëshmia e Nuredin Dumanit që zbardhi masakrën e Bradasheshit, Çopjat donin t’ia hidhnin fajin Suel Çelës
- Sulmohet ekipi i Urgjencës dhe policia në Durrës, arrestohet burri pas një episodi të dhunshëm
-
Finalja e madhe e Big Brother do të jetë me katër finalistë! Hapet televotimi, publiku duhet të zgjedhë
-
Egli apo Laerti? Zbulohet finalisti i dytë i “Big Brother VIP”
-
Egli takohet në ‘BIG Brother’ me ish-partnerin Olsi Bylyku. Biseda mes tyre
-
‘Fitoje siç ke fituar edhe festivalet’! Përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës
-
Gjesti i tregon Eglit: Të kam parë në ëndërr! ‘Ça po bënim?’
-
Bëri deklaratë të rëndë për myslimanët, Laert Vasili i kërkoi Gjestit që të falen bashkë
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur

"Nuk dua ta mendoj fare. Jam shumë mirë këtu dhe po punoj për të qëndruar në Madrid sa më shumë të jetë e mundur". Carlo Ancelotti ka folur për një të ardhme eventuale në pankinën e Romës, në një intervistë për “Radio Anch’io Sport”. Emri i tij për stolin verdhekuq u përmend edhe nga Claudio Ranieri, i cili e quajti Ancelottin një mik.
Ky i fundit ia ktheu vlerësimin: "Claudio është mik i imi, po bën një punë shumë të mirë me Romën, jam shumë i lumtur për të. Jam shumë i lidhur me Romën, nuk mund ta harroj kohën që kam kaluar atje kur isha i ri. Roma është gjithmonë një kujtim i shkëlqyer, por mes fjalës dhe veprës është një det i madh. Tani jam mirë këtu dhe nuk dua të mendoj për atë që do të jetë e ardhmja ime.
Cikli në Madrid nuk mbyllet kurrë. Ditën që fiton një titull, menjëherë mendon për të ardhmen dhe titujt e tjerë që mund të fitosh. Titulli tjetër që mund të fitojmë është Superkupa, pastaj Liga e Kampionëve, kampionati, Botërori i Klubeve. Këtu cikli nuk mbyllet kurrë dhe është gjë e mirë, sepse më mban të motivuar".
A do të jetë Real Madridi, klubi i fundit për Ancelottin? Ja si përgjigjet trajneri veteran italian: “Kush e di, këtë nuk mund ta di. Kush e di sa vite do të qëndroj këtu. Kam kontratë në fuqi për dy vite, por marrëveshjet e tilla mund të shuhen ose të zgjaten”.
Ancelotti gjithashtu diskutoi shkarkimin e Paulo Fonseca nga Milani: "Unë mbetem i mendimit se shkarkimi i trajnerit është pjesë e punës së tij. Jam shkarkuar vetë disa herë. Kur ka probleme skuadra, përgjegjësia bie mbi trajnerin. Nuk është e drejtë, por kjo është e vërteta. Një trajner në punën e tij është shpesh i vetmuar, veçanërisht në momentet e vështira.
Mund të diskutohet për mënyrën e shkarkimit, por në fund të fundit trajneri ndërpret punën dhe largohet. Unë e kuptoj, kjo është pjesë e punës sonë, ndodhin këto gjëra. Sidoqoftë, kur mbyllet një derë, hapet një dritare. Më vjen keq, por karriera e Fonseca do të vazhdojë diku tjetër”.
Ancelotti, gjithashtu komentoi ndeshjen e humbur në Ligën e Kampionëve ndaj Milanit: "Ne u përballëm me kuqezinjtë disa muaj më parë, luajtën shumë mirë dhe e merituan të fitonin. Ndoshta më pas Milani nuk gjeti vazhdimësinë që kërkonte pronësia dhe drejtuesit. Përshtatja e trajnerit dhe lojtarëve të rinj duhet të jetë në përputhje me rezultatet, veçanërisht në klube të mëdha si Milani".
Mbi mundësinë për të trajnuar një kombëtare: "E kam thënë gjithmonë, më pëlqen të trajnoj çdo ditë. Kurrë nuk e kam marrë në konsideratë trajnimin e ndonjë kombëtareje”.
Një mendim edhe për betejën e titullit në Serie A: "Kampionati italian është emocionues, ka shumë skuadra të forta. Interi është më i konsoliduari dhe ka një grup shumë konkurrues lojtarësh. Atalanta është aty, edhe Napoli është ringjallur me punën e Contes, i cili ka sjellë shumë stabilitet".
Për kalendarin e ngjeshur: "Tani fokusi është te numri i ndeshjeve, kalendar i mbingarkuar dhe strapacues për lojtarët. Nuk po stërvitemi më, janë vetëm ndeshje dhe rikuperime. Kështu nuk mund të shkojmë përpara, me ndeshje çdo tri ditë gjatë gjithë vitit. Kjo rrezikon shëndetin e lojtarëve, duke sjellë shumë dëmtime".
Për arbitrat: "VAR-i ka sjellë përfitime, por kur vendimi është subjektiv, si në rastin e një penalltie, do të ketë gjithmonë diskutime. Teknologjia i ka ndihmuar gjyqtarët, ka edhe më shumë respekt në marrëdhënien me lojtarët".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd