DURRËS- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në zonën e ish-kënetës në Durrës. Mësohet se një automjet me targa angleze është përplasur me një mjet tjetër i cili ka qene i ndaluar. Viktima është identifikuar si Denis Hoxha, 22 vjeç.
Njoftimi i Policisë:
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 17 Durrës, në rrugën "Vllazërimi", shtetasi D.H., 22 vjec, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit, duke u përplasur me një trajler të parkuar. Si pasojë shtetasi D. H, ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plote te rrethanave të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd