DURRES – Egnatia rreshket në vendin e katër në përfundim të javës së 18-të të Kategorisë Superiore. Kampionët në fuqi u kthyen pa pikë nga transferta e Durrësit, pasi u mposhtën 2-1 në “Niko Dovana” në Teuta vendase. Golin e vetëm të pjesës së parë të këtij takimi e shënoi mesfushori 21-vjeçar Muço Boçi që në minutën e katërt. Teuta e dyshifoi epërsinë në minutën e 74-t me Tomën, por në të 81-tën Bakayoko rihapi ndeshjen.
Skënderbeu humbi një mundësi të artë për të parakaluar Bylisin në renditje në atë që mund të konsiderohet përplasja e mbijetesës, pasi të dyja skuadrat mbyllin klasifikimin e përgjithshëm. Edhe pse ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka shënoi dy herë në fillim të çdo pjese me Rashicën dhe Charles, nuk qe i aftë për ta administruar lojën.
Ballshiotët shkurtuan shumë shejt diferencën në 2-1 me Përgjonin, ndërsa në të 82-të gjetën edhe golin e barazimit me Berkon. Pas javës së 18-të, Skënderbeu mbetet i fundit me 15 pikë, ndërsa Bylisi është sërish në zonën e ftohtë me vetëm dy pikë më shumë se korçarët.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd