
16:31 | U arrestua dy ditë para zgjedhjeve/ Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut pranon të shqyrtojë ankesën e Belerit
- 15:01 | I jepet sot lamtumira e fundit, Ilaria Sulës, studentes që u vra nga i dashuria kilian. Nëna në gjendje të rënduar: Ku je o shpirti i mamit!
- 14:27 | Ishin babë e bir/ Zbulohet emri kush vr’au Vladimir Topjanën në sy të të birit
- 14:14 | Shërbeu 15 vjet te familja mbretërore, ndërron jetë ish-truproja i princave William dhe Harry (FOTO)
- 14:07 | Fermerët në Fier në protestë për luleshtrysdhen. Thonë janë me pesticide!
- 14:06 | Kampionët e fushatës frymëzojnë rininë e Shqipërisë
- 14:04 | Gjeologët zbulojnë “depozitimin më të madh të litiumit në botë” me vlerë 413 miliardë euro
- 13:29 | Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, vjen nesër në Shqipëri
- 13:26 | Kreu i Prokurimeve Publike dëshmon për 2 orë në SPAK
- 12:59 | Protestat për rritjen e çmimit të energjisë në Kosovë/ Zyra e Rregullatorit të Energjisë: Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga data 1 maj
Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi i Brankos për të hënën, 7 prill 2025 – për çdo shenjë të zodiakut
- Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e martë 7 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller – E hënë, 7 prill 2025
- Paolo Fox: 3 shenjat me më shumë fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 prill 2025)
- Gjenden tre persona të vdekur në një ndërtesë banimi
- Java 7-13 Prill: 3 shenjat me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes sipas Brankos
- Aktorja e madhe Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar! Artistja: Për mua ishte një tragjedi, doja të ikja
- Po shihte me djalin ndeshjen e futbollit, ja kush është shqiptari që u qëllua me plumb në kokë në Itali
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”

Qeveria shqiptare ka miratuar çmimet e reja mesatare të shit-blerjes së banesave në treg. Çmimet jane vendosur sipas zonave kadastrale për 61 bashkitë në vend. Ato rezultojnë me rritje të konsiderueshme në pjesën më të madhe të territorit të vendit krahasuar me vitin 2023.
Tabela e re e çmimeve u publikua në Fletoren Zyrtare si një urdhër i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Sipas dokumentit, çmimi mesatar i sipërfaqes banuese për m2 në Tiranë arrin në 124.316 lekë.
Duke marrë në analizë njësitë më të mëdha, vihet re se në bashkinë Durrës, çmimi i ri mesatar i banesave arrin në 71.157 lekë/m2 nga 67.500 lekë/m2 me një kapërcim prej 3657 lekë/m2.
Në bashkinë Elbasan një m2 sipërfaqe banimi arrin në 55,400 lekë, me një kapërcim prej 5100 lekë nga një vit më parë. Në Fier çmimi i shitjes regjistrohet në 55.375 lekë/m2, me një rritje prej 2275 lekë/m2.
Në bashkinë Vlorë çmimi i ri rezulton 66.680 lekë/m2, duke u rritur me 4480 lekë/m2.
Çmimi mesatar për një m2 sipërfaqe banimi në Shkodër arrin në 62.280 lekë, apo 4280 lekë më i lartë se në vitin 2023. Korça arrin një vlerë shitje prej 59.525 lekë/m2, me një rritje rekord prej 13.725 lekë për m2.
Në Berat çmimi mesatar i një banese për m2 përcaktohet në 52.200 lekë, duke shënuar një rritje të konsiderueshme prej 10.800 lekë/m2. Në bashkinë Kamëz vlera shkon në 62.550 lekë/m2 , duke u rritur me 10.550 lekë/m2.
Në bashkinë Gjirokastër, çmimi arrin në 48.600 lekë/m2, me një rritje prej 1200 lekësh. Ndërkohë që c çmimet e pronave rritje kanë pësuar edhe njësitë e tjera më të vogla.
Sa i takon zonave bregdetare, në njësinë administrative Golem, çmimi mesatar i shitjes për banesa shkon mesatarisht në 56.500 lekë/m2, në Shëngjin 49.150 lekë/m2, në Velipojë 60.400 lekë/ m2, në Orikum 61.433 lekë/m2 dhe në Dhërmi arrin në 186.400 lekë/m2.
Sipas legjislacionit në fuqi, përcaktimi i çmimeve mesatare të shitblerjes së banesave në treg bëhet me qëllim përdorimin e tyre nga Enti Kombëtar i Banesave (EKB) ose njësitë e vetëqeverisjes vendore: për të vlerësuar, nëse në territorin e një njësie të vetëqeverisjes vendore është më ekonomike të ndërtohen banesa të reja apo të blihen nga tregu; për ta përdorur si nivel reference, në rastet kur vendosin të blejnë banesa në tregun e lirë; si dhe për të përcaktuar kufirin maksimal të kreditimit në zbatim të vendimit Këshillit të Ministrave, “Për masën e subvencionit të interesave të kredisë dhe procedurën e dhënies së tij për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët, me kredi të lehtësuara nga shteti”.
Tirana
Në raport me vitin 2023, çmimet janë rritur në qytetet e mëdha dhe në zonat bregdetare, të cilat nuk klasifikohen si qytete. Kështu, në Tiranë për të gjithë zonat kadastrale, çmimi mesatar për m2, rezulton 124.300 lekë. Në rrethin brenda kryeqytetit, zona më e lirë është Paskuqani me çmim 62 500 lekë/m2, ndërsa më e shtrenjta është zona pranë liqenit artificial me çmim 227 400 lekë/m2. Por, përtej gjurmës së kryeqytetit, Farkë mban çmimin më të lartë në të gjithë vendin, ku përreth liqenit të kësaj njësie administrative, çmimi i pronës arrin në 257 mijë lekë/m2.
Durrësi
Ndërkohë në Durrës, çmimi i ri mesatar i banesave arrin në 71.200 lekë nga 67.500 lekë/m2 në vitin 2023. Një prirje e ngjashme vihet re edhe në qendrat e mëdha të qarqeve të tjerë ku çmimi është rritur për një vit, deri në 14 mijë lekë/m2.
Jugu
Sa i takon zonave bregdetare, çmimet i udhëheq Dhërmiu, ku një metër katror kushton afro 190 mijë lekë. Përcaktimi i çmimit të pronave është referencë për zgjedhjen e qytetarëve e bizneseve në investim, Entin Kombëtar të Banesave në politikat e strehimit dhe qeverinë për politika fiskale.
Çmimi referencë i pronave në Tiranë, 2024
Çmimi mesatar
124.300 lekë/m2
Çmimi më i lartë
Liqeni artificial
227 400 lekë/m2
Çmimi më i ulët
Njësia 11 (pranë Paskuqanit) 62 500 lekë/m2
Zona më e shtrenjtë në Shqipëri
Njësia Farkë 257 mijë lekë/m2
Çmimi referencë i pronave në Shqipëri
Tiranë 124 300 lekë/m2
Durrës 71 200 lekë/m2
Vlorë 66 700 lekë/m2
Kamëz 62.500 lekë/m2
Shkodër 62 300 lekë/m2
Elbasan 55 400 lekë/m2
Fier 55 400 lekë/m2
Korçë 59 500 lekë/m2
Berat 52 200 lekë/m2
Kukës 54 000 lekë/m2
Gjirokastër 48 600 lekë/m2
Çmimi i pronave në bregdet
Dhërmi 186 400 lekë/m2
Orikum 61 400 lekë/m2
Velipojë 60 400 lekë/ m2
Golem 56 500 lekë/m2
Shëngjin 49 200 lekë/m2
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd