Europa League luajti këtë pasdite disa nga ndeshjet e xhiros së gjashtë. Pas dy barazimesh, Roma u kthye te fitorja, teksa në “Olimpico” mundi pastër 3-0 Bragën.
Pellegrini u takua me golin pas shumë kohësh, teksa realizoi në minutën e 11-të. Në pjesën e dytë, Saud Abdulhamid dyfishoi shifrat. Në fund, pati kohë edhe për një gol të Hermoso. Roma renditet në vendin e 14-të me 19 pikë.
Manchester United triumfoi me përmbysje 1-2 ndaj Plzen. Në minutën e 47-të, një gadë e portierit Onana solli golin e vendasve çek, me anë të Vydra. “Djajtë e kuq” u përgjigjën pas disa minutësh, me Hojlund. Hojlund kompletoi përmbysjen e madhe, me golin e tij në të 88-tën minutë.
Në ndeshjet e tjera, Galatasaray zhgënjeu në transfertë, teksa barazoi 2-2 ndaj Malmos.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd