
19:29 | Flakët përfshijnë pyllin me pisha në Berat
- 19:26 | Bie nga tribuna tifozi gjatë ndeshjes Egnatia-Elbasani. Dërgohet me urgjencë në spital
- 18:35 | Nëse e klikoni ju vjedh llogarinë! Kujdes nga ky mesazh që po shpërndahet në WhatsApp!
- 18:29 | Gjendet pa shenja jete 27-vjeçari i zhdukur në mal, në gjendje të rëndë babai që humbi gjatë kërkimeve
- 17:58 | Vrasja e Vladimir Topjanës, mësohen detaje tronditëse! I kafshoi dhe këputi veshin babait të autorit që e qëlloi
- 17:29 | Furnizonte me substanca narkotike klanet mafioze në Qarkun e Napolit, arrestohet shqiptari (emri)
- 17:12 | Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
- 16:31 | U arrestua dy ditë para zgjedhjeve/ Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut pranon të shqyrtojë ankesën e Belerit
- 15:01 | I jepet sot lamtumira e fundit, Ilaria Sulës, studentes që u vra nga i dashuria kilian. Nëna në gjendje të rënduar: Ku je o shpirti i mamit!
- 14:27 | Ishin babë e bir/ Zbulohet emri kush vr’au Vladimir Topjanën në sy të të birit
Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi i Brankos për të hënën, 7 prill 2025 – për çdo shenjë të zodiakut
- Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e martë 7 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller – E hënë, 7 prill 2025
- Paolo Fox: 3 shenjat me më shumë fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 prill 2025)
- Java 7-13 Prill: 3 shenjat me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes sipas Brankos
- Gjenden tre persona të vdekur në një ndërtesë banimi
- Po shihte me djalin ndeshjen e futbollit, ja kush është shqiptari që u qëllua me plumb në kokë në Itali
- Aktorja e madhe Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar! Artistja: Për mua ishte një tragjedi, doja të ikja
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë

Shkup- Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet që pas disa ditësh të nisë seancën mbi nismat për ndryshimin e neneve të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që mund të preket dhe përdorimi i gjuhës shqipe. Kjo ka nxitur reagime te shumta në vend. Bashkimi Demokratik për Integrim e quan këtë përpjekje të qeverisë për të destabilizuar vendin, ndërsa intelektualë shqiptarë i bëjnë thirrje gjykatës që t’u shmanghet vendimeve të njëanshme dhe të ndikuara nga politika.
Paralajmërimet e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e neneve të ligjit që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës shqipe kanë nxitur reagime të forta tek një pjesë e partive politike dhe në opinionin publik si dhe kritika e akuza të ndërsjella në mesin e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Gjykata Kushtetuese pritet të mblidhet me datë 11 të këtij muaji për të shqyrtuar nismat e subjekteve dhe individëve, të cilët e kontestojnë avancimin e gjuhës shqipe në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve të miratuar në vitin 2019. Ndonëse, gjuha shqipe u avancua dukshëm me këtë ligj, megjithatë kjo nuk u zbatua në tërësi në praktikë. Tani, sipas anëtarëve shqiptarë të Gjykatës Kushtetuese, gjykata pritet të shfuqizojë gjysmën e neneve që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës shqipe.
Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët e opozitës paralajmërojnë se shfuqizimi i dispozitave të ligjit që do të degradonin përdorimin e gjuhës do të shkelte vetë Marrëveshjen e Ohrit, e cila solli paqen në këtë shtet me marrëdhënie të brishta ndëretike.
BDI-ja vlerëson se këto veprime janë pjesë e një fushate të orkestruar nga qeveria jolegjitime, siç e quan dhe “përbëjnë kërcënim serioz për stabilitetin e vendit dhe harmoninë ndëretnike”. Kjo parti e quan “plan monstruoz dhe jashtëzakonisht të rrezikshëm” të gjykatës dhe qeverisë, ndërsa u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë në në të që “të ndalin këtë çmenduri, pasi pasojat do të jenë të paimagjinueshme”.
Partitë e koalicionit “Vlen” që bën pjesë në qeveri fajësojnë BDI-në se nuk kishte qenë në gjendje ta zyrtarizojë gjuhën shqipe derisa ishte në pushtet, por nga ana tjetër i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese që të heq dorë nga planet për degradimin e shqipes. Izet Mexhiti, nënkryetar i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i Lëvizjes Demokratike u bën thirrje qyetarëve dhe institucioneve që ta trajtojnë me qetësi këtë çështje:
“E ftoj edhe Gjykatën Kushtetuse ta shohë këtë si çështje politike jo vetëm juridke, për shkak se Ligji i gjuhëve del nga Marrëveshja e Ohrit që është shtyllë e këtij shteti të ri. Kushtetuta e re është ndërtuar mbi Marrëveshjen e Ohrit dhe kushdo që prek Marrëveshjen e Ohrit ka prekur marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin e këtij shteti”, shprehet Mexhiti.
Disa qindra shqiptarë, në mesin e të cilëve rektorë dhe profesorë universitetesh në Maqedoninë e Veriut kanë nënshkraur një peticion dërguar Gjykatës Kushtetuese ku thuhet se puna e gjykatës ka nxitur tensione dhe pakënaqësi sa herë që ka marrë vendime të njëanshme. Intelektualët shqiptarë vlerësojnë se gjykata është vënë në shërbim të politikës, ndërsa i bënë thirrje asaj që të mos rrezikojë vlerat kushtetuese dhe bashkëjetesën ndëretnike.
Profesori i të Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Tetovës, Mersim Maksuti në një bisedë me Zërin e Amerikës thotë se gjykata nuk guxon të prek ligjet që dalin nga Marrëveshja e Ohrit.
“Gjykata Kushtetuese ka të gjitha argumentet juridike se nuk guxon të preket, të cënohet, të hiqen disa nga dispozitat më të rëndësishme të ligjit, për arësye se gjuha shqipe bazën e saj e ka me kushtëtutë; sepse vetë kushtetuta njeh zyrtarizmin e saj në situata të caktuara. Madje, një paragraf i kushtetutës në amandamentin e pestë thotë se gjuhë zyrtare në të gjitha organet e pushtetit shtetëror, krahas gjuhës maqedone dhe alfabetit cirilik të saj është edhe gjuha shqipe, gjuha e qytetarëve të cilën e flasin 20%, por e përcaktuar me ligj”, thotë eksperti.
Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve që hyri në fuqi në vitin 2019 nuk e dekretoi presidenti i atëhershëm maqedonas Gjorgje Ivanov, ndërsa dhjetra organizata e individë me qëndrime nacionaliste ngritën nisma për shfuqizimin e tij, ndër ta një zyrtar i lartë i VMRO-DPMNE-së. Gjykatësit Osman Kadriu dhe Naser Hajdari kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në seancën e 11 dhjetorit dhe sipas tyre vendimet eventuale të njëanshme nuk do të jenë legjitime. Kryeministri Hrisrtijan Mickoski, i cili para pak muajsh paralajmëronte se vendit i kanoset destabilizimi nga BDI-ja, tani thotë se nuk ekziston një rrezik i tillë./ VOA
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd