
22:03 | ‘Mbahuni fort, nuk do të jetë e lehtë’! Trump thirrje amerikanëve pas hyrjes në fuqi të tarifave: Është një revolucion ekonomik dhe ne do të fitojmë!
- 22:01 | Horoskopi i Brankos për të dielën, 6 prill 2025 – Çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë
- 21:55 | Arrestohet një shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij në Itali. Sekuestrohet drogë me vlerë tregu 400 mijë euro
- 21:47 | Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
- 21:27 | Ronaldo thyen vetëm rekorde!
- 21:11 | Shembet dheu, humb jetën një person në Prishtinë
- 21:06 | Tjetër aksident/ 65-vjeçari në Tepelenë humb kontrollin e makinës. Dy të lënduar
- 20:35 | Tepelenë: Automjeti del nga rruga, dy të plagosur dërgohen në spital
- 20:03 | Paris Saint-Germain, kampion i Francës për herë të 13-të në historinë e saj. Video
- 19:36 | Ndërron jetë 65-vjeçarja që u aksidentua në Korçë, identifikohet drejtuesi i mjetit që e përplasi dhe u largua nga vendngjarja
U vetë*ra në Prishtinë, efektivi Alban Tolaj është babai i moderatores së njohur
- Horoskopi ditor i Paolo Fox – e shtunë 5 Prill 2025: Emocione, vendime të vështira dhe rikthim energjie për shumë shenja
- Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
- Humb jetën gruaja në aksident, policia: Kërkojmë një djalë të ri që mori arratinë
- Paolo Fox: Top 3 shenjat me më shumë fat sot – 5 Prill 2025 (Dhe ato që duhet të bëjnë sytë katër)
- Horoskopi Ditor nga Susan Miller – 5 Prill 2025: Zbulime të reja, lidhje të thelluara dhe hapa drejt qëllimeve
- 3 shenjat më me fat & 3 që duhet të tregojnë kujdes – 5 Prill 2025 (sipas Susan Miller)
- Shiste florinj të kontrabantuar e jepte para me fajde, arrestohet 29-vjeçari në Fushë-Krujë! (Sekuestrohen 100 mijë euro)
- Ftoi kryerabinin izraelit në iftar, kërkohet dorëheqja e kreut të KMSH-së
- Vajza të huaja shesin trupin në Durrës, kapen mat dhe 6 klientë
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”
-
I dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin në Gjykatë
-
Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë për banoren, mesazhi për familjen e saj
-
Debati i ashpër Gjesti-Rozana-Egli, banori bën veprimin e papritur që u bë viral në rrjet
-
‘Është kapur prej flokësh me një vajzë’. Debat i ashpër në BBV mes Kellit dhe Rozanës: Ma trego videon!
-
Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother VIP4. Banorët në lot
-
‘Ke parë ndonjë mami të moshës time të jetë kështu?…’ Gerta vë në siklet Gjestin!

Prishtinë- Kosova, në muajin tetor, hoqi masën e ndalimit të importeve për mallrat nga Serbia në një pikë kufitare. Me heqjen e kësaj mase ka filluar të rritet edhe prania e mallrave serbe në Kosovë. Të dhënat zyrtare tregojnë se Serbia po shënon rritje graduale në treg, kurse Shqipëria ka shënuar një rënie në eksportet drejt Kosovës.
Kosova vazhdon të jetë treg interesant për Shqipërinë dhe Serbinë. Të dyja këto shtete duket se kohë pas kohe bëjnë “gara” se cili po dërgon mallra më shumë. Deri para një muaji, Serbia dukej se po e humbte tregun e Kosovës, por mallrat e këtij shteti kanë filluar të kthehen sërish, pasi në muajin tetor, Kosova hoqi masën e ndalimit të importeve për mallrat nga Serbia.
Situata, për të keq, ka nisur të ndryshojë me Shqipërinë, pasi është shënuar rënie në eksportet drejt Kosovës. Statistikat e fundit të Doganës së Kosovës, lidhur me importin me vendet e CEFTA-s, tregojnë për një kthim gradual, por jo shumë të fuqishëm të Serbisë në tregun e Kosovës. Ndërkohë, bazuar në statistikat e doganës ka një rënie të madhe të importit të mallrave nga Shqipëria në dy-tre muajt e fundit.
Statistikat tregtare për muajt korrik-tetor shpalosin fakte interesante dhe tregojnë lëvizjet që janë bërë. Serbia – Nga korriku në tetor, importet nga Serbia kanë ndjekur një trend në rritje të ngadaltë. Në korrik, importet ishin 7.3 milionë euro, ndërsa në tetor arritën në 10.8 milionë euro, duke reflektuar rihyrjen graduale në tregun e Kosovës pas heqjes së masës.
Shqipëria – Ndryshe nga Serbia, Shqipëria ka shënuar rënie të vazhdueshme në eksportet drejt Kosovës. Nga 27.3 milionë euro në korrik, importet me Shqipërinë ranë në 14.3 milionë euro në tetor. Ky trend mund të sinjalizojë ndryshim të thellë në preferencat tregtare të konsumatorëve kosovarë, ose ndryshime në çmimet dhe konkurrencën ndërmjet mallrave.
Maqedonia e Veriut – Ndërkohë, tregtia me Maqedoninë e Veriut ka qenë e qëndrueshme dhe në rritje. Ky vend mbetet një partner i rëndësishëm tregtar për Kosovën, me vlera të importit që arrijnë në mbi 20 milionë euro për tetorin, një shifër më e lartë se ajo e muajve të mëparshëm. Këto të dhëna sugjerojnë një realitet pak më ndryshe ekonomik për Kosovën, pas heqjes së kufizimit të mallrave serbe.
Kosova importon afërsisht 6 miliardë brenda një viti
Kosova importon shumicën e produkteve nga vendet e rajonit dhe më gjerë. Vlera e importit vitin e kaluar ka qenë mbi 5.9 miliardë euro, ndërsa e eksportit, mbi 863 milionë. Prej vitesh, produktet nga Serbia janë ndër më dominueset në tregun e Kosovës.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2022, Kosova importoi mallra nga Serbia me vlerë mbi 372 milionë euro, ndërsa në vitin 2023 ishte afërsisht 199 milionë euro. Në vitin 2021, ajo ishte 306.3 milionë. Në vitin 2020, ajo ishte vetëm 174 milionë. Sipas një studimi nga Aleanca Kosovare e Bizneseve rreth shkëmbimeve tregtare Kosovë-Shqipëri për vitin 2023, del se ato janë rritur dukshëm në krahasim me vitin 2022.
Kosova ka importuar nga Shqipëria rreth 326 milionë euro, kurse bizneset e Kosovës kanë eksportuar 113 milionë euro. Nëse e krahasojmë me vitin 2022, shkëmbimet tregtare ishin 356 milionë euro, kurse në vitin 2023, 439 milionë euro, apo me rritje rreth 83 milionë euro ose mbi 23% më shumë. Qeveria e Kosovës e pati vendosur ndalimin ndaj importit të mallrave nga Serbia në korrik të vitit 2023 për arsye sigurie, pasi tre policë të Kosovës ishin arrestuar nga policia serbe. Megjithëse ata u liruan më vonë, vendimi për mallrat serbe mbeti në fuqi.
Mirëpo, më 7 tetor të këtij viti, Qeveria e Kosovës e zëvendësoi vendimin për ndalimin e importit të mallrave me origjinë nga Serbia me një të ri, që lejon importin, por vetëm përmes kufirit në Merdare dhe me kontroll të detajuar të sigurisë. Nga Dogana e Kosovës thonë se nga Serbia janë duke hyrë produkte ushqimore dhe të ndërtimit. Sipas tyre, brenda një muaji kanë hyrë në Kosovë mbi 750 dërgesa të ndryshme nga Serbia.
“Në pikën kufitare të Merdares, situata është nën monitorim. Dogana po vazhdon me kontrollet e shtuara konform vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të pezulluar kufizimin dhe për të lejuar importin me kontrolle. Nga 12 tetori e deri më tani kemi mbi 750 dërgesa nga Serbia, ku dominon ushqimi e ndërtimi”.
Lejimi i mallrave serbe ngjall shumë reagime
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati treguar se në pikën kufitare me Serbinë, Merdare, do të ndryshohet masa e sigurisë për mallrat që nisen nga ky vend. Ai ka thënë se Qeveria e ka ndërruar masën e sigurisë nga kufizimi i plotë, në kontroll të shtuar, deri në sigurim të skanerëve të avancuar.
“Kur të na vijnë skanerët, atëherë ata vendosen në të gjitha pikat kufitare, por përderisa nuk na vijnë skanerët, ne do të hapim vetëm një pikë kufitare, e cila do ta ketë kontrollin e shtuar, pasi masat që kemi janë masa të sigurisë”.
Ndërsa kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, e pati mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hequr ndalimin për mallrat serbe në pikëkalimin kufitar kryesor në Merdare. Vuçeviç tha se vendimi erdhi si pasojë e përpjekjeve gjermane.
“Gjëja më e rëndësishme tani është që serbët mund të pranojnë me rregull furnizimet ushqimore dhe ilaçet. Është përpjekje e mirë e palës gjermane, e cila e ka vënë në pah fazën e re të marrëveshjes së CEFTA-s. Ne jemi gjithmonë gati për marrëveshje, nuk mendojmë që kompromiset janë të këqija, sidomos nëse krijojnë kushte më të mira për serbët në Kosovë”.
Grupi “Besa Besë” ka bërë thirrje për bojkotim të produkteve serbe. Thirrja e tyre ka ardhur pas ndryshimit të masës së Qeverisë së Kosovës për mallrat serbe, të cilat tani mund të hyjnë në Kosovë për kontrolle të shtuara dhe të detajuara nga Dogana e Kosovës.
“Ne u lutemi të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mbarë opinionit që të bojkotojmë produktet serbe. Askush më shumë se qytetarët e Kosovës brez pas brezi nuk e kanë vuajtur nënshkrimin dhe torturën që u bë ndaj popullatës shqiptare, pasojat e asaj torture të regjimit të Milloshoviqit i kanë vuajtur breza të tërp. Prandaj, s’ka vendim qeveritar, as forcë politike më të madhe se vendimi qytetar. Qytetarët dashur, atdheu është i Juaji, prandaj vendosni që t’i bojkotoni produktet serbe”, thuhet në komunikatën e grupit “Besa Besë”.
Kosova, prej vitesh, përballet me deficit të lartë tregtar, që do të thotë se importon shumë më shumë sesa eksporton. Mesatarisht në vit, ajo importon mallra në vlerë prej 5 miliardë eurosh, ndërsa eksporton nën 1 miliard.
Tregtarët e vegjël blejnë mallra nga Serbia nëpërmjet distributorëve të autorizuar për Kosovën, dhe një prej tyre është kompania Elkos Group, në kuadër të së cilës funksionon dhe zinxhiri i dyqaneve të mëdha ETC.
Ramiz Kelmendi, pronari i këtij zinxhiri tregtar, në një deklaratë për media ka thënë se disa konsumatorë janë mësuar me shijen e produkteve që vijnë nga Serbia dhe shtoi se ato do të rikthehen menjëherë në rafte.
“ETC-ja ka rrjet dyqanesh të mëdha të shtrirë në të gjithë Kosovën, përfshirë Graçanicën. Banorët e Mitrovicës së Veriut, gjithashtu, shpesh bëjnë blerje në dyqanet e këtij rrjeti që ndodhet në Mitrovicën e Jugut. Shtetasit serbë janë rritur me ato shije (mallrat nga Serbia), ata kanë gjetur mënyra për t’i importuar ato (pavarësisht ndalimit)”. Ai thotë se me këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, manipulimet rreth importit do të kthehen në tregti të rregullt./ Monitor
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd