Transmetuar më 27-11-2024, 07:34

Do të vijojë qarkullimi i masave ajrore me origjinë Lindore duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët në të gjithë territorin Shqiptar ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominohen zonat malore.

Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në ët dy vlera ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në verilindje deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit