Transmetuar më 25-11-2024, 09:27

TIRANA- Vijojnë të zbardhen të tjera detaje nga vrasja e biznesmenit Eduart Reçi për të cilin grupi hetimor ka vërtetuar me pamje fimike se autori i dyshuar Shkëlqim Duka e ka ruajtur për 6 ditë viktimën. Nga pamjet filmike ka rezultuar se Duka ka qëndruar për 6 ditë në pritje të Eduart Reçit.

Në bazë të fimimeve mësohet se Duka ishte pozicionuar në një shkallë metalike të një hoteli ngjitur me lokalin e tij ku kishte pamje vizuale nga oborri i pallatit të Eduart Reçit. Po ashtu nga pamjet e kamerave të sigurisë policia ka parë një person i cili pozicionohet në pozicion qitje me një armë në dukje me dylbi.

Nga data 8 deri në 13 nëntor, Shkëlqim Duka e ka pritur Eduart Reçin nga ora 7 deri në 11 të darkës për 6 ditë me radhë. Gjithashtu mësohet se vetëm në datën 11 nëntor Duka nuk e ka ruajtur viktimën pasi ka qenë në punë në detyrë.

Gjatë kontrolleve të kryera në banesat dhe lokalin e vëllezërve Duka, që ndodhen afër vendit të ngjarjes, u sekuestruan prova të tjera materiale që mbështesin dyshimet për përfshirjen e tyre në ngjarjen kriminale. Gjithashtu bëhet me dije se vëllezërit Duka kishin pasur një konflikt të hapur me Reçin lidhur me pronësinë e truallit ku ai po planifikonte ndërtimin e pallatit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit