Transmetuar më 25-11-2024, 08:57

TIRANA- Në GJKKO do të zhvillohet sot seanca paraprake për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të akuzuarit e tjerë të dosjes së kompleksit “Partizani”. Vendimi për kalimin ose jo për gjykim të dosjes do të shqyrtohet sot në GJKKO nga gjyqtarja Flojera Davidhi.

Më 24 tetor gjyqtarja Davidhi, pranoi kërkesën e mbrojtjes për ta shtyrë shqyrtimin me qëllim që t’i jepej kohë palës mbrojtëse për tu njohur me aktet. Megjithatë nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm apo jo në ketë seancë vetë Berisha.

Ky i fundit është marrë i pandehur nën akuzën e korrupsionit pasiv pasi dyshohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues, sipas akuzës, ishte edhe dhëndrri i tij, Jamarbër Malltezi. Nga ana tjetër, Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim.

Po ashtu për kë dosje, biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i “Homeplan” për pastrim parash, ndërsa Andia Pustina, financierja që dyshohet se kreu të gjitha operacionet financiare e ligjore të “Homeplan”, po ashtu është në akuzë për pastrim parash.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit