Transmetuar më 23-11-2024, 17:05

Një e re shqiptare në Angli pjesë e grupimit pro-Palestinës, e arrestuar një muaj më parë, i është refuzuar aplikimi për ta lënë të lirë me kusht.

Duke iu referuar dokumenteve të gjykatës City of Westminster, mësohet se ndaj Teuta Hoxhës rëndojnë dy akuza.

Shqiptarja 28-vjeçare me banim në Crystal Palace Road në Londër akuzohet se 06/08/2024 hyri pa leje në  ambientet e  Elbit Systems, një kompani izraelite për prodhim armësh dhe dronësh luftarak.

Sipas aktakuzës e reja shqiptare tentoi të dëmtojë këto ambiente.

Ndërsa në akuzën e dytë thuhet se ajo ndërmori dëmtime të godinës të një vlere ende të pacaktuar në kompaninë Elbit Systems UK.

Kjo nuk është hera e parë kur përpara godinës të kësan kompanie protestohet dhe ndermerren akte të dhunshme.

Teuta Hoxha është arrestuar bashkë edhe me disa aktivistë të tjetë pro Palestinës do të paraqitet në gjykatën qëndrore të krimeve në Londër  Old Baily më 06/12/2024.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit