SAN DOMINGO- Një 29-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet e Republikës Domenikane. Arrestimi i të riut është zhvillua në aeroportin "Las Americas" të Santo Domingos teksa shqiptari ishte në tentativë për të udhëtuar drejt Madridit.
Agjentët dhe ushtarët, të ndihmuar nga njësitë e qenve, po verifikonin dhjetëra bagazhe në zonën e nisjes së terminalit, kur përmes njërës prej aparateve me rreze X u zbuluan pamje të dyshimta brenda dy valixheve. Sipas raportimeve nga mediat e huaja në valixhen e parë u gjetën disa veshje dhe një çantë shpine u gjetën 19 pako. Në bagazhin e dytë është gjetur edhe një çantë shpine me 21 pako. Gjithsej 40 pako të mbështjella me qese plastike dhe letër alumini u gjetën dhe u sekuestruan.
29-vjecari ishte i pajisur me pasaportë, kartë identiteti dhe patentë shqiptare. Atij i’u sekuestrua edhe një çantë e vogël gri që përmbante 36,100.00 pesos domenikane dhe një telefon celular iPhone, mes provave të tjera. Ministria Publike dhe DNCD kanë nisur një hetim shterues për të përcaktuar nëse ka të tjerë të përfshirë në dërgesën e kokainës në Evropë, ndërsa 29-vjeçari shqiptar u dorëzua në juridiksionin e Përhershëm të Kujdesit të provincës Santo Domingo për hetimet përkatëse.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd