Aktorja e njohur e "Portokallisë", Cubi Metkaj, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin "Wake Up"
Aktorja e njohur e “Portokallisë”, Cubi Metkaj, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli pak për rolin e saj më të ri në spektaklin më të madh të humorit.
Cubi u shpreh se personazhi i ri është i fokusuar te reklamat, por që ka një problematikë që e hasim në përditshmëri, që burri e tradhton me Zanën.
“Është një personazh i ri që u prezantua këtë puntatë. Dashuria quhet. Është një personazh që është i fokusuar te reklamat, që merret me spotet publicitare. Por ka një problematikë që ne e hasim edhe në përditshmëri, që burri e tradhton me Zanën. E kjo sa herë flet për reklamën e lidh çdo gjë me Zanën dhe nuk i ndahet Zanës. Si personazh në puntatë të parë u prit shumë mirë, mendoj se do eci edhe në puntatat e tjera”, tha Cubi.
Metkaj shtoi më pas se ‘ky sezon ka nisur vrullshëm dhe me shumë përgjegjësi’.
“Ky sezon ka nisur goxha vrullshëm, ka nisur me shumë përgjegjësi. Biletat thuajse janë shitur ditën e martë, të mërkurën nuk gjendeshin më. Është bërë një punë shumë e mirë nga Ledioni, nga i gjithë stafi. Dhe aktorët janë bërë më të përgjegjshëm për të sjellë gjatë gjithë kohës personazhe të reja, edhe prurje të reja. Mendoj që edhe pjesa e bandës është freskuar. Me shumë personazhe të ftuar”, tha aktorja e njohur e “Portokallisë”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd