Transmetuar më 04-11-2024, 19:44

Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës i Serbisë, Goran Vesiç ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen, pas tragjedisë së ndodhur në Beograd, ku 14 persona ndërruan jetë.

Edhe pse nuk pranoi asnjë përgjegjësi dhe faj për incidentin vdekjeprurës në Novi Sad, në një konferencë për mediat deklaroi se po largohet si njeri i përgjegjshëm. Ndër të tjera, ai i bëri thirrje prokurorisë të përcaktojë se kush e ka përgjegjësinë për vdekjen e 14 personave.

“Nuk mund ta pranoj fajin për vdekjen e 14 personave, sepse as unë dhe as personat që punojnë me mua nuk kemi as më të voglën përgjegjësi për tragjedinë që ndodhi. Si ministër nuk kam miratuar asnjë akt që mund të ketë ndikuar negativisht në rezultatin e projektit të rindërtimit të stacionit hekurudhor në Novi Sad.”– deklaroi ai.

Të paktën 14 njerëz humbën jetë si pasojë e shembjes së çatisë prej betoni në stacionin hekurudhor në qytetin verior të Serbisë të premten. Tre njerëz u lënduan dhe ende janë në gjendje të rëndë.

Qindra njerëz u mblodhën të dielën para Ministrisë së Ministrisë së Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës në Beograd, ku kërkuan dorëheqjen Vesiç dhe llogaridhënie nga Qeveria për incidentin në Novi Sad.

Nuk dihen ende arsyet e shembjes së mbulesës së betonit të Stacionit Hekurudhor. Ndërtesa e stacionit kryesor hekurudhor është hapur në korrik të vitit 2024, pas tre vjetësh të rindërtimit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit