

Një 27-vjeçar është arrestuar pasditen e djeshme, pasi dyshohet se ka shkaktuar një aksident që ka rezultuar në vdekjen e një shtetaseje dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetasi G. M., banues në Dërsnik, Korçë, akuzohet për aksidentimin e shtetases S. Q., 65 vjeçe, në aksin rrugor "Maliq-Korçë", rreth orës 17:40. Pas aksidentit, ai është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin që drejtonte.
Policia ka ndaluar shtetasin G. M., dhe ka gjetur automjetin e tij të fshehur në garazhin e banesës së tij. Tashmë, materiali është dorëzuar në Prokurori për hetime të mëtejshme për akuzat e "Largimit nga vendi i aksidentit" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd