Transmetuar më 06-04-2025, 08:46

ZVICER – Ish-kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher, i cili u plagos rëndë në një aksident me ski në vitin 2013, është bërë gjysh.

Vajza Gina u bë nënë për herë të parë pak ditë më parë. Lajmin e mirë Gina e ka bërë të ditur në kanalin e saj në Instagram, ku ka postuar një foto dhe emrin e vogëlushes: Millie.

"Mirë se erdhe në botë, Millie. E lindur më 29 mars, zemrat tona janë më të mbushura se kurrë. Jemi shumë të lumtur që të kemi në jetën tonë", ka shkruar vajza e ish-pilotit të Ferrarit.

Babai i fëmijës është bashkëshorti i Ginas, ish-kalorës i kërcimit me kalë dhe sipërmarrës në botën e kërcimeve me kuaj, Iain Bethke.

Të dy u martuan në Majorka në shtator 2024 dhe jetojnë shumicën e vitit në Schumacher Ranch në Shtetet e Bashkuara. Sipas Bild, Millie e vogël ka lindur në Zvicër, në vendin e origjinës së Gina Schumacher.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit