MOTI SOT: Në vendin tonë moti këtë të hënë 21 tetor pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Jugperendim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale pritet të jenë si më poshtë:
– Zonat malore 6/16°C
– Zonat e ulëta 12/24°C
– Zonat bregdetare 12/2°C
MOTI GJATË JAVËS: Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të qarkullimit anticiklonar si dhe masave ajrore jugperëndimore, raporton noa.al duke cituar Shërbimin Metereologjik Ushtarak.
Moti pritet të të jetë i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell (jo shumë e zakonshme për periudhën në të cilën jemi) si dhe alternime vranësirash, të cilat do të jenë të përqëndruara kryesisht në relievet malore të vendit.
Reshjet e shiut parashikohen vetëm për ditën e Premte në veri të vendit me intensitet të ulët në mënyrë lokale.
Mjegulla dhe mjegullina do të jetë prezente në orët e para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore dhe lokalisht në zonat e ulëta.
TABELA:
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd