

GAZA- Sulmet ajrore izraelite mbrëmjen e së shtunës vranë të paktën 73 njerëz në Rripin e Gazës, tha mbrojtja civile e enklavës së vogël palestineze. Sulmet ndodhën në të njëjtën ditë kur një dron goditi rezidencën private të kryeministrit Benjamin Netanyahu në Izraelin qendror.
Ushtria izraelite ka bombarduar një zonë të banuar në Beit Lahia, në pjesën veriore të Rripit të Gazës, ku ka nisur një sulm të ri kundër elementëve të lëvizjes islamike palestineze Hamas.
"Ekipet e mbrojtjes civile gjetën 73 të vdekur dhe një numër të madh të plagosurish" në Beit Lahia dhe "ka ende të vdekur nën rrënoja", tha për AFP zëdhënësi i mbrojtjes civile Mahmoud Basal.
Ushtria izraelite tha se numrat e lëshuar nga autoritetet në Rripin e Gazës nuk korrespondojnë me informacionin që zotëronte, duke siguruar se municione precize janë përdorur kundër një shënjestre që i përkiste Hamasit.
Edhe para këtij bombardimi, mbrojtja civile fliste për më shumë se 400 të vdekur në Rripin verior të Gazës që nga 6 tetori, kur nisën operacionet e reja izraelite me qëllimin e deklaruar për të parandaluar rigrupimin e njësive të krahut ushtarak të Hamasit.
"Lajme të tmerrshme nga Gaza veriore, ku palestinezët vazhdojnë të vuajnë tmerre të papërshkrueshme nën rrethimin e forcave (të armatosura) izraelite," tha përmes X-it Joyce Mizuya , kreu i përkohshëm i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) .
Ditën e djeshme një dron u lëshua kundër rezidencës private të Benjamin Netanyahu në Cezare (qendër), megjithatë, as kryeministri izraelit dhe as gruaja e tij nuk ishin aty, siç siguroi zyra e tij. Ushtria izraelite njoftoi nga ana e saj në mbrëmje se Hezbollahu kishte lëshuar të paktën 200 raketa dhe/ose drone nga Libani kundër territorit izraelit.
Israeli air strike on Beit Lahiya kills at least 73 Palestinians.
Warplanes carried out strikes on residential areas in northern Gaza, late on Saturday, killing and wounding over 100 people. pic.twitter.com/zl7YrHgfyj
— Middle East Eye (@MiddleEastEye) October 19, 2024
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
