

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëjen e sotme në aksinrrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Kashtëbardhë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet që transportonte karburante është përplasur me një mjet bujqësor dhe më pas ka përplasur disa makina.
Aktualisht nuk bëhet e qartë nëse ka viktima nga aksidenti, ndërsa raportohet se drejtuesi i mjetit që transportonte karburante, ka mbetur i bllokuar.
Forcat e policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në aksin rrugor "Lushnjë-Berat", një autobot i ngarkuar me lëndë hidrokarbure me drejtues shtetasin Petro Piti është përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin Arben Toska, raporton noa.al.
Nga përplasja ka humbur jetën në spital drejtuesi i autobotit, shtetasi Petro Piti.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin Arben Toska në Komisariatin e Policisë Lushnjë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
