Transmetuar më 30-09-2024, 12:46

Alba Pollozhani ka shkaktuar sërish debat.

Shkak këtë herë u bë deklarata e saj, e cila tha se “meshkujt nga jugu janë ‘besëprerë’”, gjë që iu kundërvuan nga të ftuarit.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” vazhdoi t’i qëndronte stoike deklaratës së saj, duke thënë disa herë që nuk i pëlqejnë toskët, por vetëm gegët.

Pollozhani: Unë e shoh jetën time ashtu si unë dua ta jetoj. Unë kam gjithë të drejtën e botës, si çdo njeri që të bëj zgjedhjet e mia. Zgjedhja ime në jetë për momentin është për sa i përket anës së marrëdhënies me një partner, është mashkull verior, biznesmen dhe mysliman.

Dragoti: Nuk do mashkull Alba, ajo do një krijesë që i jep siguri dhe komfort. Nuk do mashkull, do një gjë që…

Pollozhani: Ti sapo e pranove në mënyrë indirekte që vetëm veriorët japin siguri, dhe jugorët nuk japin siguri.

Dragoti: Mund të ndodhë që Alba mund të tërhiqet nga dikush me karakteristika të kundërta.

Pollozhani: Unë nuk e di si e kam kësmetin.

Dragoti: Alba mund të ketë traumën e padukshmërisë, siç e quaj unë.

Pollozhani: Mua më pëlqejnë në karakter veriorët. Më dëgjo pak, apo ndihesh inferior që ti je jugor dhe jo verior. Eksperiencat që kam njohur çuna jugorë, më kanë dalë shumë ‘besëprerë’. Ngatërrojnë pak pjesën e respektit. Mua me toskët nuk më shkon shumë. TCh

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit