Magazinë
Transmetuar më 22-09-2024, 19:17

Rama në OKB:

Rama: Sot sytë e botës duhet të jenë të kthyera në këtë mbledhje. Popujt e botës besojnë në një të ardhmë më të mirë kur na shohin të gjithë tëq mbledhur këtu. Duhet të kemi kurajon të pranojmë se veprimet tona shumë shpesh kanë qenë larg pritshmërive të popujve që u shërbejmë. Herë pas here OKB nuk ka mundur të përmbushë shpresat e ne popujve dhe frika për të ardhmen vazhdon të rritet kudo. Këto kriza na kanë përçarë më tej dhe megjithatë kemi çuar dëm mundësitë për një ndryshim që secila krizë na ka paraqitur.

Si tja nisim të ndërtojmë besimin që është gërryer? Si të vërtetojmë që fuqia që mund të zgjidhë vërtetë sfidat që po shfaqen? Si të dëshmojmë që fuqia jonë është më e madhe? E vetmja rrugë që kemi për të shpëtuar që njerëzimi të bjerë në kolaps para syve tanë. Në Evropë një luftë e re ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e njerëzimit. Bota ka ndryshuar dramatikisht. Jemi buzë një rreziku të jashtëzakonshëm dhe askush nuk është i sigurtë. Sfidat tona janë të ndërlidhura thellësisht. Nëse nuk përballemi me to, do të dështojmë së bashku.

Veprimi shumëpalësh, nevojë urgjente. Shqipëria mbështet paktin për të ardhmen dhe angazhimet e saj. Fjalët duhet të bëhen vepra. Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, por i ka dhënë botës shembuj të mirë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kishte më shumë hebrenj. Pas rënies së Kabulit, strehuam mijëra afganë. Shqipëria i ka dhëënë botës shenjtoren më të re, Nënë Terezen, Të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit