
15:01 | I jepet sot lamtumira e fundit, Ilaria Sulës, studentes që u vra nga i dashuria kilian. Nëna në gjendje të rënduar: Ku je o shpirti i mamit!
- 14:27 | Ishin babë e bir/ Zbulohet emri kush vr’au Vladimir Topjanën në sy të të birit
- 14:14 | Shërbeu 15 vjet te familja mbretërore, ndërron jetë ish-truproja i princave William dhe Harry (FOTO)
- 14:07 | Fermerët në Fier në protestë për luleshtrysdhen. Thonë janë me pesticide!
- 14:06 | Kampionët e fushatës frymëzojnë rininë e Shqipërisë
- 14:04 | Gjeologët zbulojnë “depozitimin më të madh të litiumit në botë” me vlerë 413 miliardë euro
- 13:29 | Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, vjen nesër në Shqipëri
- 13:26 | Kreu i Prokurimeve Publike dëshmon për 2 orë në SPAK
- 12:59 | Protestat për rritjen e çmimit të energjisë në Kosovë/ Zyra e Rregullatorit të Energjisë: Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga data 1 maj
- 12:17 | Doli për të gjuajtur/ 26-vjeçari zhduket në malin e Pashtrikut
Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi i Brankos për të hënën, 7 prill 2025 – për çdo shenjë të zodiakut
- Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e martë 7 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller – E hënë, 7 prill 2025
- Paolo Fox: 3 shenjat me më shumë fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 prill 2025)
- Gjenden tre persona të vdekur në një ndërtesë banimi
- Aktorja e madhe Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar! Artistja: Për mua ishte një tragjedi, doja të ikja
- Po shihte me djalin ndeshjen e futbollit, ja kush është shqiptari që u qëllua me plumb në kokë në Itali
- Java 7-13 Prill: 3 shenjat me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes sipas Brankos
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”

TIRANA- Sezoni i kthimit në shkollë është gjithmonë një moment i rëndësishëm për prindërit dhe nxënësit. Është një kohë që shënon fillimin e një kapitulli të ri, të mbushur me pritshmëri, synime dhe sfida të reja. Megjithatë, vitet e fundit, ky sezon është bërë gjithashtu sinonim me shpenzime të larta dhe rritje të çmimeve.
Shtrenjtimi i artikujve të shkollës, veshjeve, dhe pajisjeve teknologjike ka krijuar një barrë financiare për shumë familje, duke e bërë kthimin në shkollë jo vetëm një ngjarje të rëndësishme, por edhe një sfidë ekonomike. Një nga ankesat e përvitshme të tyre janë çmimet e larta të artikujve shkollorë, të cilat prindërit janë të detyruar t’i blejnë dhe t’i riblejnë gjatë vitit si produkte konsumi. Bizneset e fushës shprehen se aktiviteti i tyre ka qenë i stabilizuar vitet e fundit, duke e argumentuar se ka pasur një rritje kërkesë pas pandemisë.
Në Tiranë, por edhe në qytete të tjera, mjetet shkollore gjenden në çdo kancelari, librari, markete, si dhe dyqane për fëmijë. Kopshtet apo shkollat kanë një listë të tyre të produkteve të domosdoshme që fëmijët duhet të pajisen. Në një vëzhgim në terren, një fëmijë të ciklit fillor nga klasa e 1-4, mjetet shkollore kushtojnë rreth 8000 lekë. Dhe ky është vetëm një pikënisje.
Në qendrat tregtare krijohet një kënd i veçantë për rikthimin në shkollë dhe që në ditët e para të shtatorit nisin fushatat “Back to School”. Torta e shpenzimeve për këtë ditë, e cila nis që për fëmijët e ciklit parashkollor dhe në kopsht, ndahet jo vetëm në dyqanet e vogla të formës kancelari, por edhe në një “luftë titanësh” mes qendrave tregtare. Dyqanet e vogla të lagjeve shprehen se shitjet kanë rënë ndjeshëm ndërsa qendrat tregtare raportojnë që ky vit ka qenë i mirë, në lidhje me tregtimin e artikujve shkollorë. Shumica e prindërve zgjedhin të shkojnë në qendra të mëdha tregtare ku dhe gama e produkteve është më e gjerë.
Një nga gjërat thelbësore që prindërit duhet të blejnë për fëmijët janë librat, të cilët variojnë me çmime deri në 8000 lekë. Bëhet fjalë për klasat e gjashta e në vijim të ciklit 9-vjeçar, pasi cikli fillor deri në klasën e pestë, librat i merr falas.
Megjithatë, duke qenë libra të përdorur, shpesh prindërit e këtij cikli sërish i blejnë, kosto e të cilave mund të variojë deri në 6000 lekë. Por vetëm me libra nuk mund të thuash se e ke kompletuar pjesën e artikujve shkollorë të një fëmije. Lapsat, fletoret, bojërat dhe letrat me ngjyra, dosjet, fletët a4, janë pjesa tjetër e domosdoshme për t’u blerë dhe që u nevojiten. Mesatarisht, kostoja e gjithë këtyre produkteve shkon rreth 6000 lekë për çdo fëmijë. Kjo duke llogaritur një kosto fillestare, sepse gjithmonë ka produkte që nevojiten në vijimësi të procesit mësimor.
Çantat janë një tjetër mjet i domosdoshëm për çdo nxënës. Çmimi i tyre varion nga 2000-10000 lekë. Gjithashtu portofolët, që shiten kryesisht të mbushur, kostot e të cilëve nisin nga 1000 lekë (ata bosh) deri në 4000 lekë të mbushur. Por nëse gjithë këtyre shpenzimeve do t’u shtojmë edhe çmimin e veshjeve, vihet re një rritje të çmimeve, në varësi të markave. Për shkollat private, një kosto e konsiderueshme është ajo e uniformave, si dhe paketa e librave, të cilat janë kryesisht jashtë tarifës zyrtare të shkollës.
Uniformat për shkollat private nisin nga 15 mijë lekë ndërsa librat ndryshojnë në varësi të klasës, por bëhet fjalë për kosto nga 5-10 mijë për ciklin fillor. Për klasat 5-9, çmimet janë më të shtrenjta. Rritja më e madhe e çmimeve është tek fletoret, e cila sipas librarive vjen si pasojë e rritjes së çmimit të letrës. Nëse çmimi i një fletore të vogël para pandemisë ishte 29 lekë, tani për të njëjtën fletore paguani 40 lekë. Fletoret me cilësi më të mirë, të cilat para pandemisë mund të bliheshin me çmim prej 50-80 lekë, tani janë më rreth 150-200 lekë.
E njëjta gjë ndodh edhe me stilolapsat, apo edhe mjetet e tjera shkollore, që konsiderohen bazë dhe të domosdoshme. Kancelaritë pohojnë se çmimet varen nga marka dhe cilësia e materialeve. Mund të gjenden materiale më të lira dhe më të shtrenjta. Nëse bëjmë një mbledhje në total të të gjitha çmimeve për artikujt shkollorë rezulton se prindërit duhet të shpenzojë mesatarisht 12 mijë lekë për të çuar një fëmijë në shkollë, pa librat dhe me hamendësimin se produktet janë blerë relativisht të lira dhe jo në dyqane më cilësore. Kjo kosto e ditës së parë ka rritje prej 26% krahasuar me përllogaritjen e një viti më parë, të bërë nga Monitor. / Monitor
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
