KOSOVË- Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns ka mbërritur mesditën e sotmë në Kosovë. Mësohet se Burns takimin e parë në Kosovë e ka zhvilluar me presidenten Vjosa Osmani dhe më pas do të ketë takime të tjera me zyrtarë në vend.
Por, avioni i ushtrisë amerikane, me të cilin besohet se ka udhëtuar shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, në Bosnje dhe Serbi, u pa mesditën e së enjtes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari". Me këtë avion besohet se Burns ka udhëtuar nga Sarajeva në Beograd. Ndërkaq, më 22 gusht ky aeroplan udhëtoi nga Beogradi drejt Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe në fund Kosovës.
Vizita e tij në Kosovë vjen pasi zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane qëndroi edhe në vendet e tjera të rajonit. Para Prishtinës, drejtori i CIA-s, ishte në Sarajevë e Beograd, por lidhur me vizitat e tij nuk pati asnjë detaj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd