Shtatorja e Gjergj Kastriotit , Skënderbeu nga sot do të qendrojë dhe në sheshin kryesor të qytetit të Pukës.
Permendorja e heroit tonë kombëtar u zbulua sot përmes një ceremonie të veçantë organizuar nga bashkia e Pukës, e cila mundësoj vepren e artit falë dhe mbështetjes se biznesit.
Skulptori Ardian Pepa në fjalen e tij falenderoi bashkinë e Pukës për besimin e treguar teksa u ndal tek puna e bere për vepren e radhës që tashmë qëndron në qytetin e Pukës.
Përmes kumtesave të tjera u soll në kujtesë jeta dhe vepra e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti.
Shtatorja e Skënderbeut qendron në sheshin e qytetit te Pukës në unison dhe me emblemën e Besëlidhjes duke i dhënë sheshit të qytetit malor ngjyrat patriotike që I takojnë një krahine si Puka./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd