
22:20 | 3 shenjat me fat dhe 3 që duhet të tregojnë kujdes – sipas Susan Miller (11 prill 2025)
- 22:16 | Horoskopi ditor nga Susan Miller – E premte 11 prill 2025
- 22:08 | Branko: 3 shenjat me fat dhe 3 që duhet të bëjnë sytë katër – e premte 11 prill 2025
- 21:55 | Horoskopi i Brankos për të premten, 11 prill 2025
- 21:42 | Paolo Fox: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes – e premte 11 prill 2025
- 21:02 | Horoskopi i Paolo Fox për të premten, 11 prill 2025
- 20:59 | Përplasen makinat, humb jetën pasagjeri shqiptar në Greqi
- 20:20 | Skandaloze! Shihni se si Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes sulmon mundësin kuqezi në podium ndërsa po i vendoste medaljen e artë! – VIDEO
- 19:51 | Alban Bushi flet për aksidentin tragjik ku humbi dy prindërit: Sikur i mori dikush. Do doja t’i përqafoja!
- 19:49 | E trishtë! Hëngri një kokërr rrush, ndërron jetë 2 vjeçari
Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e enjte 10 prill 2025
- 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes – sipas Susan Miller, e enjte 10 prill 2025
- Paolo Fox: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes, e enjte 10 prill 2025
- Horoskopi i Brankos për sot, enjte 10 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller, e enjte 10 prill 2025
- Rrëfimi tronditës i mikut të vrasësit të Ilarias: 'Kaluam natën me dy turiste polake. Ai filloi të qeshte. Nuk e linte makinën vetëm, trupi mund të ishte brenda!'
- Shqiptari qëllon 5 herë me thikë bashkëshorten në prani të djalit 7-vjeçar në Gjermani: 'Nuk e dini se çfarë më bëri ajo!'
- Gjendet i ngrirë 27-vjeçari në Malin e Pashtrikut
- Horoskopi i Paolo Fox për të premten, 11 prill 2025
- Branko: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes – E enjte, 10 prill 2025
-
Çfarë shkroi për Jozin? Valbona ka dy fjalë edhe për një nga banoret: Viktimizimi i saj është shumë i shëmtuar!
-
A e vendosi veten? Ja dy finalistët e tjerë sipas Gerta Gixharit
-
Blero ‘kërcënon publikun: Nëse s’fiton Gjesti, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve
-
Gjesti xheloz për takimin e Eglit me Olsin: E kishe futur tek linja e jetës!
-
Egli dhe Gjesti dyshojnë: Historia e abuzimit të Laertit është gënjeshtër
-
Finalja e madhe e Big Brother do të jetë me katër finalistë! Hapet televotimi, publiku duhet të zgjedhë
-
Egli apo Laerti? Zbulohet finalisti i dytë i “Big Brother VIP”
-
Egli takohet në ‘BIG Brother’ me ish-partnerin Olsi Bylyku. Biseda mes tyre
-
‘Fitoje siç ke fituar edhe festivalet’! Përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës
-
Gjesti i tregon Eglit: Të kam parë në ëndërr! ‘Ça po bënim?’
-
Bëri deklaratë të rëndë për myslimanët, Laert Vasili i kërkoi Gjestit që të falen bashkë
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur

TIRANË- Një faqe online me emrin “Ane vetëm dashuri” e me foto profili të një statuje të deformuar të “Nënë Terezës”, ofron zgjidhje të çdo lloj halli. Dy persona me emrat Elton dhe Ane, apo Alfonsi dhe Aldiona, hyjnë drejtpërdrejtë nëpërmjet aplikacionit TikTok duke treguar mrekullitë që bëjnë.
Qytetarja: Nuk është puçërr, është si gjëndër dhe më djeg e kështu, ama nuk e di, të bëj ndonjë kontroll a ndonjë gjë.
Ane-ja: A të dhemb?
Qytetarja: Shumë, po!
Ane-ja: E ke te vendi i keq?
Qytetarja: Po!
Ane-ja: S’flas dot o zemër, se jam te vendi i mirë.
Eltoni: Njeriu për halle vjen. Nuk vjen as për muhabet, as për një dicka. Atë siklet, që ke, do ta heq unë edhe nusja ime, që punojmë bashkë.
Qytetarja 2: O Ane, o vëlla Elton, ma keni zbutur atë pronaren, ma keni bërë, siç ishte në fillim.
Ane-ja: Do zbutet, ku do shkojë ajo!
Qytetarja: Ju bëni mrekullira, nuk e di. Nuk kam fjalë. Nuk kam fjalë, ca me thënë më.
Disa vajza janë drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” duke thënë se janë mashtruar, pasi kanë dërguar shuma të ndryshme parash, për të gjetur zgjidhje. Për emisionin “Stop” ato rrëfejnë eksperiencat e tyre.
“Kur hymë në TikTok, gjetëm këtë faqen “Ane bën mrekullira” edhe filluam hymë brenda, si unë edhe të gjitha vajzat dhe u zhgënjyem. Kjo histori ka 3 muaj. Premtonin, që bënin mrekullira, hiqnin sëmundjet, ribashkonin. Unë hyra për ribashkim.”
“Bashkëshorti më mori dy fëmijët edhe iku, është larguar. Edhe isha shumë në stres dhe i kam bërë të gjitha gjërat e ligjshme dhe ngaqë pashë këtë faqen dhe unë si gjithë gocat e tjera dhe ata më thanë, që unë fëmijët do të t’i kthej.”
Ato thonë se kanë dhënë nga 50 euro deri në 700-800 euro, për t’u bashkuar me bashkëshortët. Aneja i ka kërkuar qirinj dhe sheqer dhe u ka kënduar, por sigurisht pa rezultat.
“Shkrijnë qiri, hap letra dhe thotë, që ky vend i mirë, do t’ju bëjë mrekullira. Lutuni te Ane-ja! Në privat thotë është me një kosto. Kostoja në fillim ka qenë 50 euro, vetëm për të parë letrat. Nëse do të investosh për vendin e mirë, ishte kosto tjetër, sipas dëshirës. Kam dhënë 700-800 euro. Dikush lart ka dhënë 170, dikush 500, dikush 400.”
“I kemi thënë që nuk kemi rezultat. Unë i kam thënë dhe vajzat e tjera. Prisni tha, s’keni besim. Prisni! Ane-ja nuk ju harron. Gënjenin me një fjalë. Këto, që mashtrojnë, të ndalohen, se janë duke marrë njerëz në qafë!”
Fatin e provoi edhe e infiltruara e emisionit “Stop”.
Fallxhorja: Mirë, hajde zemër! S’ka problem, ne i pranojmë të gjithë njerëzit.
Qytetarja: Faleminderit!
Fallxhorja: Ke marrë qiri ti?
Qytetarja: Jo! Nuk kam marrë!
Fallxhorja: Po si vjen kshu? (Qesh) Po unë, ça të shof unë? Dëgjo! Kjo lloj punë këtu, ne e bëjmë… Nuk e bëjmë për hall, e për qejf.
Bashkëpunëtori: Nuk e bëjmë për lekë.
Fallxhorja: Ne e bëjmë për juve.
Bashkëpunëtori: Në e bëjmë, se e kemi udhëzim.
Fallxhorja: E kemi udhëzim edhe ndihmojmë njerëzit këtu.
Qytetarja: Jam ndarë nga burri, kam 3 fëmijë, por nuk e kemi bërë divorcin. Tani, unë nuk dua, që të bëj divorcin. Dua që të kthehem, sepse unë po të bëj divorcin, humbas pasaportën italiane, i humbas të gjitha. Ky është halli im.
Fallxhorja: Tani ne na duhet qiri! Duhet të marrësh, është një dyqan i vogël këtu! Sa veta jeni, aq do marrësh edhe do marrësh edhe 1 kile sheqer të hapur!
Shitësja: Si je?
Qytetarja: Si je? Do më japësh 1 kile sheqer të lutem dhe 5 qirinj?
Aneja e këshilloi, që për të kthyer burrin t’ia shkelë atij këmbën e majtë 3 e herë me këmbën e saj të majtë.
Fallxhorja: Do ndezësh një çik për “Anen”!
Qytetarja: Ok!
Fallxhorja: 1 për “Anen” dhe pastaj do ndezësh të gjithë për ato, që do ti! Do t’i ndezësh vetë!
Qytetarja: Ok!
Fallxhorja: Për vendin këtu! Lëre në një cep aty! Tani do ndezësh për personin tënd, bashkëshortin!
Qytetarja: Ok!
Fallxhorja: Bashkoji me bashkëshortin aty! Të fundit, për çfarë do ta ndezësh?
Qytetarja: Për mbarësi!
Fallxhorja: Si të duash ti! Hasan, Ela. “Ane” të lutem më ndihmo, që këta të dy të mos ndahen, se për këtë ka ardhur. Je me ato ti, apo?
Qytetarja: Jo!
Fallxhorja: Nga se vuan ti? Ke ndonjë sëmundje ti kronike?
Qytetarja: Dhimbje koke, që herë pas here. Migrenë!
Fallxhorja: Nuk ke ndarje. S’shof ndarje unë. Emri i fëmijëve?
Qytetarja: Edmond, Gersa, Eljani!
Fallxhorja: Këto dy të parët janë shumë të mbarë. Kjo e fundit, që përmende ti, nuk më pëlqeu çikë, se di ça ka. Shumë… Është e lënduar kjo, po do rregullohet, nuk kanë gjë. Janë të mbarë si fëmijë këta. Ky e ka të bërë zemra ime. Këtë e kanë ftohur drejt teje.
Qytetarja: Ç’a duhet të bëjmë?
Fallxhorja: Të ndihmoftë “Aneja” këtu te vendi!
Qytetarja: Ok!
Fallxhorja: Mbase të mbron dhe kjo gjë. Në qoftë se ti do ta afrosh burrin, në qoftë se ti e do burrin tat, do ta shkelësh 3 herë këmbën e majtë të atij. Të paktën gjurmën e atij. T’ia shkelësh 3 herë me këmbën tënde të majtë, jo të djathtë, sepse e largon. Të majtën e afron dhe në qoftë se e do, do hash 4 herë për burrin tënd nga 2 herë për fëmijët.
Jo, jo ha çikë, 4 herë për burrin tënd, 2 herë do hash për fëmijët e tu, se ty të kanë ftohur. Sa ke grindje me këtë ti? Uhhh je e bllokuar. Je me siklet, të kanë ftohur goxha, po në fund fare do të realizohen dëshirat me ndihmën e “Anesë”, që erdhe këtu. Unë them, që çdo gjë do të rregullohet, sepse ti ke ardhur këshu baf, e befas edhe nuk më ke sjellë asnjë rob asnjë gjë.
Më pas, sheqerin e kënduar t’ia hedhë në kek, duke menduar Anenë.
Qytetarja: Herë tjetër ç’a duhet të sjell unë tani?
Fallxhorja: Do të sjellësh bluzën e bashkëshortit tat, tënden edhe të fëmijëve të tu! Kaq! Këtë do ta bësh ndonjë gjë, ose do t’i japësh pak burrit tënd t’ia hedhësh…!
Qytetarja: T’ia hedh në çaj?
Fallxhorja: Në ndonjë gjellë, a në çaj a..! Çaji jo të jetë shumë i nxehtë, se i përvëlon trupin, po të paktën të paktën hidhi diku, që edhe me i ba ndonjë kek!
Qytetarja: Ok!
Fallxhorja: Ëmbëlsirë t’ia japësh edhe fëmijëve të tu për mbarësi, për më shumë për dashurinë, më tepër dhe mos harro të shkelësh këmbën e djathtë, të majtë tënden, me të majtën e atij hë..! Shkel 3 herë edhe mendo vetëm “Anen” dhe ai do të kthehet totalisht ndryshe. Ishallah bashkohesh edhe do më shkruash në TikTok, si i ke gjendjet e tuja! Kaq! Mirë zemër!/ TvKlan
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd