Transmetuar më 08-04-2025, 22:04

TIRANA- Kristofor Keta tregon shqetësimin e tij në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan. Gruaja e tij Lime Keta, në vitet ‘90-‘94 ndoqi shkollën e mesme pedagogjike “17 Nëntori” në Tiranë, mori dëftesën dhe punoi 7 vite në arsim si edukatore. Më pas ajo mori një vit asistencë por pas 30 vitesh kur donte të fillonte shkollën e lartë, kopjes së dëftesës i mungonin notat e vitit të tretë.

“Stop” i drejtuam Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave për të kuptuar sesi është marrë kjo amzë. Përgjigja është se nga arkiva janë lëshuar kopje të njehsuara me origjinalin. Por amza është marrë me mangësi e nuk është kontrolluar kur është marrë në dorëzim.

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti thotë se bëhet fjalë për një gabim, pasi kjo shkollë ka qenë me bursë e nuk e lije dot. Sipas tij, ajo që ka ndodhur është që është shitur viti i tretë dhe as gjyqi nuk e zgjidh dot këtë situatë, pasi gjykata nuk mund të vendosë notat. Mehmeti thotë se në këtë situatë dikush duhet të ndiqet penalisht./ TV Klan

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit