Magazinë
Transmetuar më 05-04-2025, 06:55

Mats Hummels thotë lamtumirë. Me një video të publikuar në Instagram, mbrojtësi gjerman i lindur në vitin 1988 ka njoftuar se do të largohet nga futbolli në fund të këtij sezoni, kur edhe i përfundon kontrata me Romën:

“Pas më shumë se 18 vitesh dhe gjithë asaj që më ka dhënë futbolli, këtë verë do t’i jap fund karrierës time. Kur i shikoj të gjitha këto, kuptoj se sa shumë do të thotë për mua ky udhëtim, kjo rrugë. Sa e jashtëzakonshme ka qenë mundësia për ta jetuar këtë.

Sepse duhen shumë gjëra: të kesh trajnerin e duhur në momentin e duhur, të ndihesh mirë në kohën e duhur, të kesh shokët e duhur të skuadrës në kohën e duhur. Kam parë kaq shumë lojtarë, kaq shumë trajnerë, të cilëve iu detyrohem shumë.

Pa ta, karriera ime nuk do të kishte arritur kurrë këtë nivel. Çfarë udhëtimi, faleminderit!” – ka shkruar Hummels, teksa komentonte pamjet që përshkojnë karrierën e tij nga Bayern Munich, ku e nisi me të rinjtë, te Borussia Dortmund, ku ishte simbol dhe kapiten, Roma, si dhe kombëtarja gjermane, me të cilën u shpall kampion bote në Brazil 2014.

Në “palmaresin” e tij numërohen 5 kampionate gjermane të fituara mes Dortmundit dhe Bayernit, 3 Kupa të Gjermanisë dhe 6 Superkupa të Gjermanisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit