Magazinë
Transmetuar më 27-03-2025, 17:24

Sarandë – 17-vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin në mes të ditës, ndalohet nga lolicia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Sarandës, ku një 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatar të tij gjatë një konflikti për motive ende të paqarta.

Incidenti ndodhi rreth orës 13:40, në rrugën “Butrinti”, ku të rinjtë janë përfshirë në një përplasje fizike që përfundoi me plagosjen e njërit prej tyre.

I dëmtuari ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij nuk raportohet ende zyrtarisht.

Pas reagimit të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjekësore për vlerësimin e plagëve të të miturit të lënduar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit