Magazinë
Transmetuar më 22-03-2025, 17:41

Vjojnë replikat online mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Lulzim Basha.

Kryesocialisti ironizoi deklaratën e ish kreut të PD, i cili tha se ka nxitur Sali Berishën që ta sulmonte.

Basha: O Rame ku je mos burr ke von doktorin mem sulmu mu? U mërzit doktori që i sulmoj partnerin.

Rama: E ndjeu Lul bufi plak atë që ndjeva unë kur u futa me vrap tek lista e mbyllur sa e pashë që u zgjodhe pupu ça stresi, ik thash mbyll listat ul qepenin se të shkatërroi prap Lul cunami sic më shkatërrove në 2015, 2019, 2021, a ça më ke bërë, po që më ka marrë malli të ma kënosh atë himnin aty poshtë.

Basha: Po dil vetë në fushë mor burr, doktori është 81 vjeç.

Rama: Unë të dal në fushë mos mer burr tani që dole ti me Hysen Gjurën e Pëllumb Seferin, jo mer vlla të merret bufi me ty tani se e mori lehtë këtë punë. Kam frikë se është vonë, u ngrejt era auroatlantike dhe po shkunden puplat tek këneta.

Basha: Thuj doktorit merrem unë me Bashën siç jeni marrë më parë të dy me mu.

Rama: Eee këtu vallaj s’di ça të them tani se më keni bo si dashnore kolektive kur thoshte Bert çamçakizi, e mban mend Bertin tek ai filmi horizonte të hapura, ju myti xhelozia, thuja doktor bufit, bufi thotë jam i Lul bravës, po ai Gaz ballokumja kujt i është mor Lul, e ma men apo jo Gazi është i imi, Gazi është i imi, s’ka si Gazi im. Mor artist kur tët kuptojë ty këneta do jetë tha komplet, por ti mos ma ndaj mendjen e lehtë, jepi gaz. E në fund fare numrin 5 mos harro, bashkë me Hysenin dhe Pëllumbin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit