Magazinë
Transmetuar më 17-03-2025, 17:46

Dita e sotme ka qenë mjaft e qetë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, me biseda dhe thashetheme të ndryshme. Rozana dhe Ola teksa ndodheshin të ulura te divanet jashtë kanë biseduar për Eglin dhe Gjestin.

Dy banoret kanë komentuar Eglin që nuk po rri më me Gjestin si dukur, tani që u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Nuk ikën dashuria për 9 ditë, si ik kështu, je në terezi, nuk ndodh ajo gjëja, aq më tepër kur është obsesion”, tha Rozana, e cila më pas shtoi:

“Nuk ikën, ja do rrimë spektatorë, t’a bëjnë Big-un këta”.

Pjesë nga biseda:

Rozana: Me aq zjarr e pasion, çudi! Kush e di ça pret publiku jashtë se çfarë do të ndodhë me këta

Ola: Diçka do ndodhë

Rozana: Ça do ndodhë? Justifikime.

Ola: Kjo e shikon gjatë gjithë kohës, nuk është se e injoron

Rozana: Nuk ikën dashuria për 9 ditë, si ik kështu, je në terezi, nuk ndodh ajo gjëja, aq më tepër kur është obsesion.

Ola: Zhvillohet akoma më shumë

Rozana: Nuk ikën, ja do rrimë spektatorë, t’a bëjnë Big-un këta.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit