Magazinë
Transmetuar më 18-03-2025, 11:00

Ndër ndeshjet e javës së fundit të La Liga-s, spikaste padyshim ajo për titullin mes Atletico Madridit dhe Barcelonës (e fituar me pëmbysje nga katalanasit, 4-2). Një sfidë që “Colchoneros” e luajtën duke u mbështetur te shtyllat e tyre kryesore, mes të cilëve edhe Jan Oblak. Slloveni është portieri që deri tani ka pësuar më pak gola në kampionat, 22 gola në 27 ndeshje.

Me këtë mesatare prej 0.65 golash për ndeshje, numri një i skuadrës së Diego Simeones po shkon drejt fitimit të trofeut të tij të gjashtë “Zamora” (çmimi që i jepet portierit më të mirë në La Liga).

Kjo arritje do të përbënte një rekord historik, pasi askush nuk e ka fituar më shumë se pesë herë këtë trofe. Aktualisht, rekordin e mbajnë, përveç Oblak, portierit slloven, Antoni Ramallets dhe Victor Valdés.

Ndeshja e fundit në “Metropolitano” bëri historinë e portierit në fjalë dhe Atletico Madridit. Slloveni luajti ndeshjen e tij të 483-të me ekipin bardhekuq, një shifër që e barazon me Tomás Reñones si lojtari i tretë me më shumë paraqitje në klub.

Përpara tij janë edhe dy legjenda të tjera të “Colchoneros”: Adelardo Rodríguez me 553 ndeshje dhe Koke me 672 paraqitje. Tani i takon Oblak-ut të tregojë se e meriton ende vendin e titullarit mes shtyllave madrilene për disa vite të tjera, duke u ngjitur edhe më lart në këtë renditje historike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit