Transmetuar më 11-03-2025, 10:24

Gjatë një bisede në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Danja Koka ka ndarë detaje të papritura rreth jetës së saj profesionale, duke zbuluar se angazhimi i saj është shumë ndryshe nga imazhi i njohur i modeles.

Ajo i ka thënë Gjestit se punon si specialiste te Bashkia e Tiranës.

Unë jam në zyrë, punoj në zyrë. Jam specialiste te Bashkia e Tiranës

– tha Danja, duke shtuar një dimension të ri për publikun që nuk ishte në dijeni të këtij fakti.

Deklarata e saj ka tërhequr vëmendjen e shikuesve, të cilët e kanë parë Danjan kryesisht si modele dhe nuk kishin dijeni për angazhimin e saj profesional në administratën publike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit