Transmetuar më 18-03-2025, 12:08

Shkodër- Një aksident fatal ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në zonën e Bërdicës. Sipas informacioneve të para, një person që po lëvizte me motor është përplasur me një automjet, duke humbur jetën në vend. Viktima është identifikuar si 25-vjeçari, Xhevahir Maksuti.

Ngjarja ka ndodhur kur automjeti po dilte nga një gomisteri dhe ka përplasur motorin që po kalonte në atë moment. Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit