Magazinë
Transmetuar më 18-03-2025, 14:55

Gjeorgji- Gjenden të vdekur në malet e Gjeorgjisë vëllezërit binjakë 19-vjeçarë, të zhdukur prej disa javësh. Trupat e Qaadir Malik Lewis dhe Naazir Rahim Lewis u gjetën nga alpinistët në malin Bell në Hiawassee. Autoritetet e kanë klasifikuar rastin si një vrasje-vetëvrasje.

"Të dy djemtë u gjetën me plagë me armë zjarri. Hetimi paraprak zbulon se vdekja ishte një vetëvrasje me vrasje”, tha Byroja e Hetimit të Gjeorgjisë në një deklaratë më 9 mars.

Megjithatë, një javë më vonë, autoritetet sqaruan se shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është përcaktuar. Ekzaminuesi mjekësor ka kryer autopsitë, por rezultatet përfundimtare janë në pritje të analizave shtesë mjeko-ligjore.

Binjakët ishin planifikuar të merrnin një fluturim për në Boston më 7 mars për të vizituar miqtë, por nuk hipën kurrë në avion. Familjarët e tyre hedhin dyshime mbi versionin zyrtar të ngjarjes.

"Si përfunduan në male? Ata nuk kanë qenë kurrë atje, nuk dinë asgjë për Hiawassee. Nuk mund ta imagjinoj që të lëndonin njëri-tjetrin", tha xhaxhai i tyre, Rahim Brawner.

Një teze e binjakëve, Samira Brawner, kërkoi një hetim më të thelluar: "Ne duam përgjigje, duam të dimë saktësisht se çfarë ndodhi me binjakët."

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit