Transmetuar më 18-03-2025, 20:22

Lezhë, 18 Mars 2025 – Një zjarr i madh ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se rreth 200 krerë dele janë djegur nga flakët, ndërsa autoritetet janë mobilizuar për të vënë situatën nën kontroll.

Për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit dhe erës së fortë, është kërkuar ndihmë edhe nga bashkitë Kurbin, Mirditë dhe Vau Dejës, të cilat kanë dërguar forca zjarrfikëse shtesë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Aktualisht, ekipet zjarrfikëse ndodhen në terren, duke punuar intensivisht për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zonat përreth dhe për të minimizuar dëmet e mëtejshme. Autoritetet lokale po hetojnë shkaqet e mundshme të zjarrit, ndërsa banorët janë të alarmuar për pasojat e kësaj ngjarjeje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit