Magazinë
Transmetuar më 18-03-2025, 13:36

Devoll- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Devoll, ku një 30-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vranisht, ku viktima është gjetur nga familjarët e tij.

Sipas informacioneve të para, mësohet se 30-vjeçari vuante nga sëmundje e epilepsisë, dhe dyshohet se kjo mund të ketë lidhje me vdekjen e tij.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që trupi i pajetë do të dërgohet në morg për ekspertizë mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit