Magazinë
Transmetuar më 15-03-2025, 13:19

Ish-banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Xheneta Fetahu, ka reaguar përmes pas spekulimeve rreth qëllimit të vërtetë të hyrjes së saj në shtëpinë e VIP-ave.

Xheneta sqaron se pranimi i sfidës së mosreagimit, nuk kishte të bënte me ndonjë dëshirë për ribashkim me Gjestin, duke përgënjeshtruar aludimet mbi motivet e saj.

Xheneta gjithashtu, nënvizon se ka vijuar përpara në jetën e saj private dhe është e shkëputur nga gjithçka që ka ndodhur në “Bigu”.

“Gjithçka bashkë është e kaluar. Në jetën time private kam vazhduar, e shkëputur nga Bigu me të gjitha ndodhitë e tij”, shton ajo.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit