Transmetuar më 12-03-2025, 18:31

Egla Ceno rikthehet në “Big Brother VIP”, puth në buzë Laert Vasilin – Sfida që nuk lejon reagime

Spektakli i “Big Brother VIP” vijon me surpriza, dhe mëngjesin e sotëm banorët u përballën me një sfidë të re: të mos reagojnë ndaj provokimeve të Vëllait të Madh.

Në kuadër të kësaj sfide, në shtëpi hyri fituesja e “Big Brother VIP 3”, Egla Ceno, e cila befasoi të gjithë duke patur një moment intim me Laert Vasilin, duke e puthur në buzë, ndërsa ai u përpoq të ruante qetësinë dhe të mos reagonte.

Pas këtij momenti, Egla vijoi vizitën e saj në shtëpi, duke shëtitur në ambientet e njohura për të, përpara se të rikthente një nga ritualet e saj të preferuara nga sezoni i kaluar – një relaksim në vaskë.

Ndërkohë, sfida vijon, dhe mbetet për t’u parë se si do të reagojnë banorët ndaj surprizave të tjera që do të sjellë Vëllai i Madh.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit