Transmetuar më 13-03-2025, 21:40

Sfida e mosreagimit i vendosi banorët e “Big Brother Vip” para shumë surprizave gjatë ditës së djeshme dhe sot në shtëpi.

Megjithatë, më e papritura ndodhi sot, teksa Xheneta Fetahu, ish-partnerja e Gjestit hyri në shtëpi. Banorët nuk duhet të reagonin, por Xheneta ndërkohë, nuk i ndali ngacmimet.

Në një moment, ajo qëndroi e ulur pranë tij, duke e ngacmuar dhe duke sjellë në vëmendje kohët e tyre të bukura. Xheneta i kujtoi Gjestit puthjet e tyre, madhe duke thënë se ai i ka puthur dhe gishtat e këmbës. Gjesti ndërkohë nuk reagoi dhe vijoi bisedën me banorët.

“I shikoni thonjtë e këmbës? Dikush m’i ka puthur gishtat e këmbës! Sa të bukur i kam”- tha Xheneta, teksa qëndronte pranë Gjestit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit