Transmetuar më 18-03-2025, 09:32

TIRANË – Ndërtesa e një kompanie farmaceutike është qëlluar me breshëri plumbash gjatë natës, duke shkaktuar alarm në zonë.

Sipas informacioneve paraprake, mbi 20 gëzhoja janë gjetur në vendngjarje, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit