

Një tjetër puthje ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” mes dy djemve. Laerti kësaj radhe u puth me Aldon.
Teksa Laerti po debatonte me Gertën dhe Aldon, këto të dy i thanë që të puthte Valbonën.
“Ti puthe Gjestin, puth Valbonën”, i thoshte Gerta dhe Aldo përkrahte fjalët e kësaj të fundit.
Në këto momente Aldo shkon pranë Laertit dhe ndodh puthja dhe Valbona shkon për t’i ndarë.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Laerti është puthur edhe me Gjestin, kur të dy ishin të veshura si vajza. Puthja e tyre është komentuar më pas nga banorët e tjerë.
Pjesë nga biseda:
Aldo: Puth Valbonën
Laerti: Nuk puth femra
Aldo: Puth Valbonën
Laerti: Do Zoti të puthin edhe ty 51 vjeç
Aldo: Më ka puthur mua, Gjestin dhe nuk puth Valbonën
Laerti: Po, me gocat nuk tallemi, me çunat tallemi
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






