Transmetuar më 18-03-2025, 10:54

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi sulmin e armatosur ndaj ndërtesës së CFO Pharma gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas burimeve, dy persona dyshohet të jenë autorët e ngjarjes. Njëri ka drejtuar automjetin, ndërsa tjetri ka qëlluar me kallashnikov drejt godinës, duke lënë pas 34 gëzhoja.

Fatmirësisht, sulmi ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa motivet dhe identiteti i autorëve mbeten ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit