Magazinë
Transmetuar më 23-03-2025, 15:05

Presidenti amerikan Donald Trump tha se beson se vrasja e presidentit John F. Kennedy në vitin 1963 u krye nga Lee Harvey Oswald, por pyeti nëse personi i armatosur kishte ndihmë.

Kur u pyet nëse ai beson se Oswald e vrau JFK-në, Trump u përgjigj: “Po dhe gjithmonë kam thënë se, sigurisht që ai, por a u ndihmua nga dikush?”.

Bëhet e ditur se Departamenti i Drejtësisë dhe organet e tjera të qeverisë federale kanë riafirmuar në dekadat e fundit përfundimin se Oswald ishte vrasësi i vetëm, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Por sondazhet tregojnë se shumë amerikanë ende besojnë se vdekja ishte rezultat i një komploti.

Me urdhër të Trumpit, qeveria publikoi mijëra faqe dokumente digjitale në lidhje me vrasjen e Kennedyt këtë javë.

Trump premtoi në fushatë vitin e kaluar të sigurojë më shumë transparencë për vdekjen e Kennedyt.

Me marrjen e detyrës, ai urdhëroi gjithashtu ndihmësit të paraqisnin një plan për publikimin e të dhënave në lidhje me vrasjet e vëllait të tij, Robert F. Kennedy dhe liderit të të drejtave civile Martin Luther King Jr.

Zyrtari i lartë i Donald Trump, Howard Lutnick, njoftoi se ai siguroi 5 miliardë dollarë në një ditë të vetme duke shitur 1000 “karta të arta” të emigracionit, secila me vlerë 5 milionë dollarë./Reuters

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit