Magazinë
Transmetuar më 24-03-2025, 14:58

KOSOVA- 19-vjeçari Ardit Zymeri, i cili u vra një natë më parë me armë zjarri në Vushtrri, ishte pjesë e klubit të futbollit FC Mitrovica.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi i futbollit ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të të riut teksa theksojnë se ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten.

“Në orët e vona të natës të ditës së Dielë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish – futbollistit të Klubit tonë Ardit Zymberi i cili u vra tragjikisht në sulmin e mbrëmshëm në qytetin e Vushtrrisë. Kjo ngjarje e kobshme solli një lajm të papranushëm dhe shumë të dhimbshëm pasi nga jeta u nda një i ri 19 vjeçar sikur Arditi.

Në emër të gjithë Kryesisë, futbollistëve dhe stafit të trajnerëve i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Zymberi dhe gjithë shoqërisë së Arditit. Rastet e tilla duhet të punojmë fortë të mos përsëriten, pasi që dhimbja është e madhe”, thuhet në reagimin e FC Mitrovica.

Ardit Zymeri u qëllua për vdekje mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:38, në Vushtri. Policia ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen dhe ai ka pranuar fajësinë gjatë marrjes në pyetje.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka konfirmuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa arma e përdorur në krim është sekuestruar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit