

Ish banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni, ka treguar një rastësi që ka ndodhur me mikrofonat e banorëve të cilat janë me numra, ku Egli mban mikrofonin me të njëjtin numër si ajo, ndërsa Gjesti si Bardhi.
Përmes disa postimeve në “Instagram”, Sara ka folur rreth marrëdhënies së çiftit, duke dhënë dhe një mesazh për gjithë komentet që thuhen për ta në rrjet dhe panele televizive ku flitet për BBV.
Ndërsa jep mendimin e saj për secilin nga dy banorët, ajo bën thirrje për të ndalur komentet negative e ofenduese në rrjet për dy njerëz që po i japin publikut kaq shumë emocione.
Po ashtu, Sara e thekson se e gjitha kjo është një lojë, e se aty brenda ndodh një eksperiment social.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd