Transmetuar më 19-03-2025, 20:24

Ikona e ekranit shqiptar, Tefta Radi, ka qenë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, për të realizuar një surprizë të veçantë Rozana Radin.

Në një rrëfim të ndjerë, këngëtarja ka theksuar se Tefta Radin e ndjen sikur e ka nënë të dytë pasi ajo së bashku me xhaxhain e saj, Françesk Radi, kanë qenë si prindër për të pas largimit të mamit dhe babit të saj nga jeta.

“Ajo është e para që më uron, ajo di çdo gjë. Mjafton një kafe 5 minuta me të dhe kam takuar mamin, babin, Frankon”, tha Rozana duke shtuar se ajo do të mbetet gjithmonë ura lidhëse e të gjithë kujtimeve të saj të bukura.

Menjëherë pas këtij momenti, në ekranin e shtëpisë së famshme është dhënë një klip ku Tefta Radi jep lajmet ashtu sikurse bënte dikur në ekranin e RTSH-së. Teksa Rozana mendonte se ishte një klip i realizuar nga Australia, ku ajo jeton, në fakt ikona e ekranit shqiptar ishte shumë pranë saj.

“E njoh Rozin si një vajzë me mendje të hapur, që u ngrit nga dhimbja e humbjes së prindërve, si një vajzë me zemër të madhe dhe që na ka bërë krenarë në rrugëtimin e saj. Rozana të dua shumë dhe jam krenare për ty, mezi pres të të takoj”, ishte mesazhi i Tefta Radit përpara se ato të përqafoheshin.

Ndërsa me tu përqafuar tha Tefta i tha: “Rozi, e shtrenjta ime. Më mallëngjeve, sa herë të dëgjoj më përlot me këto talentet e tua. Je e mahnitshme. Të ndjek me shumë dashuri dhe emocion në këtë spektakël të jashtëzakonshëm që bën bashkë të gjithë shqiptarët. Të kuptoj, është e vështirë për një njeri, një artiste të kompletuar si ti. Nuk na ke mërzitur. Ti je vetëvetja si gjithmonë. Ke marrë gjithçka nga babai yt, ke marrë portretin, karakterin, talentin, shpirtin e sakrificës, zemrën e madhe që ka vend për të gjithë. Të dua shumë Rozi, të dua shumë dhe të uroj suksese. E kuptoj çdo të thotë të jesh e izoluar për kaq shumë kohë. Më ka marrë shumë malli, por duhet të bëhemi të forta. Falenderoj produksionin që na dha mundësinë për tu takuar dhe çmallur sepse unë si sot dhe një javë largohem sërish”.

Më tej, Tefta Radi ka sjellë edhe një këngë me zërin e Frankos për ta dëgjuar Rozana, çka ka bërë që banorja të shpërthejë sërish në lot.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit