Magazinë
Transmetuar më 24-03-2025, 14:42

Xhaxhai i 19-vjeçarit Ardit Zymeri, i cili u vra mbrëmë në Vushtri, të Kosovës, Nysret Zymeri, ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion të qartë për ngjarjen. Xhaxhai i viktimës ka theksuar se familja nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje me ndonjë person dhe nuk e di se si ka ndodhur kjo tragjedi.

Zymeri ka shpjeguar se ata morën informacion mbi ngjarjen mbrëmë, por ende nuk kanë dijeni për autorin e krimit. Ai ka thënë se nuk kanë pasur asnjë konflikt dhe se kjo ngjarje ka ardhur si një befasi për ta.

Ardit Zymeri u qëllua për vdekje mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:38, në Vushtri. Policia ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen dhe ai ka pranuar fajësinë gjatë marrjes në pyetje.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka konfirmuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa arma e përdorur në krim është sekuestruar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit