Magazinë
Transmetuar më 24-03-2025, 09:38

Tentoi të vrasë gruan me çifte nga xheloziaa, arrestohet 68-vjeçari në Vau i Dejës!

Shkodër – Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Mjedë të Vaut të Dejës, ku një 68-vjeçar ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij me armë gjahu çifte që shihni në foto, për motive xhelozie.

Burri, Xh. H., ka qëlluar dy herë në drejtim të 61-vjeçares dhe më pas e ka goditur me grushte dhe e ka prerë në qafë dhe shpatull me një copë xhami.

Gruaja, e plagosur rëndë, është transportuar menjëherë drejt spitalit të Shkodrës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ndërhyrë me shpejtësi, duke arrestuar autorin në flagrancë dhe sekuestruar armën e krimit, dy gëzhoja dhe 17 fishekë.

68-vjeçari akuzohet për "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare", e mbetur në tentativë. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit