Magazinë
Transmetuar më 23-03-2025, 22:37

Vritet një 19-vjeçar në Vushtrri – Policia në kërkim të autorit

Prishtinë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në zonën e Vushtrrisë, ku një i ri 19-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:35 në rrugën “Galip Badivuku”, konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Sipas informacioneve të para është bërë e ditur se viktima është një 19-vjeçar, Ardit Zymeri.

Burime të VushtrriaOnline bëjnë të ditur se policia tashmë ka arrestuar të dyshuarin për këtë ngjarje.

Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me një incident të mëparshëm që kishte ndodhur disa ditë më parë në një nga shkollat e mesme të Vushtrrisë.

Çfarë tha policia

“Sonte, rreth orës 20:35 policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë një viktimë mashkull, kosovar, rreth 19 vjeç,” tha Zaiti.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të autorit të dyshuar. Deri tani nuk dihet motivi i këtij krimi, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Familjarët dhe qytetarët e Vushtrrisë janë tronditur nga ngjarja, ndërsa komuniteti lokal kërkon drejtësi për humbjen e jetës së të riut.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit