Magazinë
Transmetuar më 20-03-2025, 21:06

Raporti i Gjestit me Eglin ka ndryshuar shumë që kur banorja u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

Egli nuk i qëndron më pranë banorit dhe nuk kujdeset për të ashtu siç bënte para se të dilte nga shtëpia. Madje edhe kur ai e fton që të rrinë bashkë sa për të pirë një cigare, ajo e refuzon.

Pasditen e sotme, teksa Egli po hante bukë, Gjesti ka shkuar pranë saj dhe ajo i thotë që të ik dhe të shohë punën e tij.

“Nuk kam qejf të…”/ Për çfarë e ftoi Gjesti dhe Egli e refuzoi?

“A po ik o shok?”, i tha banorja dhe ai u përgjigj i habitur: “Mua shok?!”.

Kur Egli e pyeti ‘pse ça je ti?’, Gjesti tha direkt: “Dashnori”.

Kjo fjalë nuk i pëlqeu aspak asaj e cila iu kundërpërgjigj: “Dashnori i syve që të pëlcasin e të dalin. Mos e thuaj më”.

Më pas Egli i tha që fjalët ‘dashnor, burri, i dashuri mos t’i përdorë më për të’.

“S’po të ka hije”/ Gjesti flet me vete për Eglin: Me mua mos rri në lidhje, por mos… Pjesë nga diskutimi:

Egli: A po ik o shok? A po ik të shohësh punën tënde?

Gjesti: Shok?

Egli: Po.

Gjesti: Mua shok?

Egli: Pse ça je ti?

Gjesti: Dashnori

Egli: Dashnori?

Gjesti: Jo, i dashuri, i dashuri.

Egli: Dashnori i syve që të pëlcasin e të dalin. Mos e thuaj më.

Gjesti: I dashur moj, e përmirësove.

Egli: Si term me mua mos e përdor më. Dashnori, i dashuri, burri me i fshi kur flet me mua. Hajde, mos e bëj më gropë seç e ke bërë, lëre aq sa e ke bërë.

Gjesti: Sa gropa 2 metra? Dua ta bëj 3 metra.

Egli: Rri mirë.

Gjesti: E di se ja dal edhe nëse bie.

Egli: Ore turpi jot është që vazhdon e qesh me këtë gjë, nuk është i imi. Vazhdo e qesh.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit